Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

E bujshme/ Edi Martini shpërthen ndaj Dajës dhe Tetovës: Ka ardhur koha që…

VETEMSPORT 07.11.2025 2 minutes read
Screenshot-2025-11-07-125020

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, ka shpërthyer në konferencë, ndaj dy trajnerëve kundërshtarë, Ilir Daja dhe Edlir Tetova.

Ogur i mirë rikthimi në konferencë? Shpresoj të jetë ogur i mirë. Kam qejf të rri larg, por ka momente që duhet të jem sepse janë disa situata që nuk më pëlqejnë prej kolegëve të mi trajnera. E shoh që në çdo ndeshje, ose çdo pas ndeshje, sulmojnë egër arbitrat. Njëri thotë ti nuk duhet të arbitrosh më, tjetri thotë kamera, tjetri… Dmth është një presion që po i bëhet arbitrave në maksimum. Unë jam ndëshkuar me karton të kuq për asgjë, ndeshjen e parë të kampionatit. Shoh që këto trajnerë që bërtasin, munden të bëjnë gjithçka, nuk po dënohen, nuk po marrin karton të kuq, edhe me fjalët që thonë pas intervistave. Ka raste që duhet të kuptojnë që edhe Shkodra ka zot.

E kam fjalën për ndeshjen e fundit me Egnatian. Nuk e kuptoj, gjyqtarët e FIFA-s duhet të kenë autoritet pak më tepër. Të shash nga fillimi deri në fund, siç ishte rasti i Aleksit që shante pafund edhe arbitrat, por edhe në pushimin e ndeshjes i bënin presion arbitrave, apo edhe pas ndeshjes. Nuk më pëlqejnë, duhet të kenë më autoritet sepse pastaj agravohet situata dhe nuk është mirë për futbollin shqiptar.

Dinamo? Normal që është një sfidë shumë e vështirë. Dinamo ka një ekip të mirë, që pretendon, por e shoh që janë të trembur, si Egnatia dhe Dinamo. Mënyra si ata komunikojnë pas ndeshjeve, në intervista dhe konferenca për shtyp janë shumë të trembur sepse e dinë që ne jemi këtu dhe jemi më të mirë se ata.

ÇFARË THA EDLIR TETOVA PAS NDESHJES ME VLLAZNINË

“Jam i pakënaqur me gjykimin. Ndërhyrja e Gurishtës ndaj Jahaja është penallti. Janë 5 arbitra që duhet të shohin. Koha për ju si televizion (RTSH) është koha që të bëni “stop”, të denonconi. Në një moment i thashë operatorit tuaj, mos e lëviz kamerën, se bie ndonjë lojtar i Vllaznisë dhe jep Xhaja goditje dënimi”.

Post navigation

Previous: Emra të “frikshëm”, Anglia publikon listën për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Serbisë
Next: Dalin pamjet, përplasje mes tifozëve të Shkëndijës dhe Jagiellonias

Të ngjashme

egnatia
  • Kampionati

Goditja me grusht i kushton rëndë, Disiplina me vendim drastik për Gurishtën

VETEMSPORT 26.05.2026
vllazniaaa
  • Kampionati

U shfaq te Vllaznia, sulmuesi largohet dhe firmos me ekipin e ri

VETEMSPORT 26.05.2026
Vora Partizani
  • Kampionati

ZYRTARE/ Largim i papritur! Sulmuesi e mbyll me klubin e Superiores, del “okazion”

VETEMSPORT 26.05.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

egnatia
  • Kampionati

Goditja me grusht i kushton rëndë, Disiplina me vendim drastik për Gurishtën

VETEMSPORT 26.05.2026
komb
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Mesfushori lë Italinë, Maran e merr te Kombëtarja shqiptare

VETEMSPORT 26.05.2026
vllazniaaa
  • Kampionati

U shfaq te Vllaznia, sulmuesi largohet dhe firmos me ekipin e ri

VETEMSPORT 26.05.2026
marani dhe duka
  • Kombëtarja

Lista e Kombëtares, risi në debutim nga trajneri Maran

VETEMSPORT 26.05.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.