Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Shqipëria drejt vazos së dytë, ja skenarët e “play off”

VETEMSPORT 18.10.2025 2 minutes read
shqiperi serbi kombetarja

Faza “play-off” e kualifikueseve ka sjellë shumë llogari për Shqipërinë dhe ekipet e tjera që garojnë për një vend në turne.

Përveç përpjekjes për të mbyllur grupin në vendin e dytë, rëndësi të madhe ka edhe pozicioni në renditjen e FIFA-s, që përcakton ndarjen në vazo për shortin. Ekipet që renditen më lart do të jenë në dy vazot e para, duke shmangur përballjet me kundërshtarë më të fortë në gjysmëfinale.

Renditja përfundimtare do të llogaritet pas ndeshjeve të nëntorit, çka e bën çdo rezultat të ardhshëm vendimtar. Aktualisht, Shqipëria ndodhet në vazon e tretë dhe kërkon të përfitojë nga kombinimet në grupet e tjera.

Një prej tyre lidhet me Grupin A, ku Sllovakia shpreson që Serbia të mos e mbyllë në vend të dytë, ndërsa për Shqipërinë do të ishte më e favorshme që aty të pozicionohej Irlanda e Veriut. Nëse ky skenar ndodh, kuqezinjtë do të kalonin automatikisht në vazon e dytë.

Një lëvizje e tillë do t’i jepte mundësi Shqipërisë të shmangte skuadra si Hungaria, Skocia apo Çekia, të cilat janë më lart në renditje. Gjithçka, megjithatë, mbetet e varur nga rezultatet e fundit në çdo grup. Në javët e ardhshme pritet të përcaktohen edhe skenarët përfundimtarë për shortin e fazës “play-off”.

NDARJA E VAZOVE MOMENTALISHT:

VAZO 1: Itali, Turqi, Ukrainë, Poloni

VAZO 2: Hungari, Skoci, Çeki, Sllovaki

VAZO 3: Shqipëri, Maqedoni, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë

VAZO 4: Uells, Rumani, Suedi, Irlandë e Veriut

Post navigation

Previous: VIDEO/ Supergol dhe festë me shqiponjë, mesfushori i Shqipërisë i mahnit të gjithë
Next: VIDEO/ Festë e madhe në La Liga, futbollisti shqiptar tund rrjetën

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.