
Spanja po shqyrton mundësinë e tërheqjes nga Kampionati Botëror 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, nëse Izraeli kualifikohet.
Lajmi është raportuar nga gazeta “Marca” pas deklaratave të Patxi López, përfaqësues i grupit socialist në Kongres. Qeveria spanjolle ka paralajmëruar se do të kërkojë nga organet sportive ndërkombëtare sanksionimin e Izraelit për shkak të situatës në Gaza.
Nëse kjo nuk ndodh, nuk përjashtohet as tërheqja e kombëtares nga turneu. Ky vendim do të ishte i paprecedent në historinë e futbollit botëror. Qeveria spanjolle ka kompetencën për të autorizuar ose bllokuar pjesëmarrjen e kombëtares në evenimente ndërkombëtare.
Megjithatë, një ndërhyrje e tillë politike mund të sjellë sanksione nga FIFA, e cila nuk toleron ndërhyrjen e qeverive në futboll. Në të kaluarën, organizata ka pezulluar federata të Pakistanit dhe Kongos për arsye të ngjashme.
/Cna