Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ UEFA “ndihmon” Shqipërinë dhe Kosovën, gati ndryshimi për kualifikueset

VETEMSPORT 16.10.2025 2 minutes read
IMG_9757

UEFA po shqyrton mundësinë e ndryshimit të sistemit të kualifikueseve për Europianin dhe Botërorin, me synim rritjen e konkurrencës dhe shmangien e ndeshjeve të paracaktuara. 

Pas suksesit të formulës së re të Champions League, ideja është që edhe kombëtaret të ndjekin një sistem të ngjashëm. 

Një nga opsionet është që 54 ekipet të grumbullohen në një renditje unike me pikë, si në një kampionat të vetëm, ose të ndahen në dy grupe me nga 27 skuadra. 

Një tjetër variant është përdorimi i modelit të Ligës së Kombeve, ku skuadrat do të luajnë sipas nivelit të tyre, duke u përballur me kundërshtarë të ngjashëm në forcë. Kjo formulë do të rrisë gjasat që ekipe si Shqipëria dhe Kosova të kenë rrugë më të lehtë drejt kualifikimeve. 

Aktualisht, sistemi me grupe shpesh i penalizon këto skuadra, pasi përballen me ekipe shumë më të forta, si Anglia apo Franca. Në sistemin e ri, një rezultat negativ nuk do të kishte ndikim të menjëhershëm në kualifikim. Për më tepër, skuadrat do të kishin më shumë mundësi të rikuperonin pikë në ndeshje të tjera. UEFA pritet të marrë një vendim përfundimtar në muajt e ardhshëm, me synimin që formula e re të nisë nga cikli i ardhshëm kualifikues.

Post navigation

Previous: Arrestohet portieri në Shqipëri, dhunoi policin
Next: FSHF-ja me “dorë të hekurt”, lojtari pezullohet një vit nga futbolli

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.