Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

FSHF-ja me “dorë të hekurt”, lojtari pezullohet një vit nga futbolli

VETEMSPORT 16.10.2025 2 minutes read
IMG_9835

Një ngjarje e rëndë u regjistruar pas ndeshjes së Kupës së Shqipërisë mes  Tërbunit dhe Kukësit. Portieri i skuadrës pukjane, Brajan Marku, u arrestuar nga policia pas përfundimit të takimit, pasi goditi për motive të dobëta një punonjës të Policisë Bashkiake të Kukësit.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, incidenti ndodhi menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ku 22-vjeçari humbi kontrollin dhe reagoi me dhunë ndaj efektivit të rendit, duke shkaktuar tension në ambientet e stadiumit.

Pas ngjarjes, ka reaguar edhe Komisioni i Disiplinës i FSHF-së, i cili në vendimet e sotme ka marrë një masë të ashpër ndëshkimore ndaj portierit.

Në njoftimin zyrtar thuhet: “Lojtari i KF Tërbuni, Brajan Marku, për sjellje të dhunshme që cënon reputacionin e sportit të futbollit dhe të gjithë pjesëmarrësve të saj, në bazë të neneve 13/2/d, 14/1/i dhe 32 të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritë sportive.”

Ky është një prej dënimeve më të rënda të dhëna këtë sezon, ndërsa rasti pritet të ndiqet edhe në rrugë ligjore nga autoritetet përkatëse.

Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze për klimën e dhunës në futbollin shqiptar, me FSHF-në që ka paralajmëruar politika më të ashpra për parandalimin e episodeve të tilla.

Post navigation

Previous: E BUJSHME/ UEFA “ndihmon” Shqipërinë dhe Kosovën, gati ndryshimi për kualifikueset
Next: “Bomba” e mbrëmjes! Asllani drejt Barcelonës, përgatitet lëvizja e bujshme

LEXO EDHE:

policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026
skenderbeu
  • Kampionati

E BUJSHME/ Skënderbeu-Dinamo në rrezik, drejt largimit nga Korça

VETEMSPORT 26.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026
skenderbeu
  • Kampionati

E BUJSHME/ Skënderbeu-Dinamo në rrezik, drejt largimit nga Korça

VETEMSPORT 26.08.2026
topi superlige kosova
  • Kampionati

ZYRTARE/ E papritur, trajneri largohet nga pretendentët e Superligës

VETEMSPORT 26.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.