Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota
  • Kombëtarja

E kryer! Hap i madh në karrierë, mbrojtësi i Kombëtares bëhet me skuadër të re

VETEMSPORT 29.12.2025 1 minute read
kombetarja shqiperia

Mbrojtësi i Shkëndijës së Tetovës, Klinsman Cake, do të vijojë karrierën e tij në kampionatin rus me skuadrën e Akhmat Grozny.

Futbollisti shqiptar ndodhej në gjashtëmujorin e fundit të kontratës me klubin tetovar dhe pritej të dilte lojtar i lirë në verë. Përmes kësaj lëvizjeje, Shkëndija ka siguruar përfitim financiar nga shitja e kartonit të tij përpara skadimit të marrëveshjes.

Negociatat për këtë transferim janë ndërmjetësuar nga agjenti Shkumbin Qormemeti, i cili ka bashkëpunuar edhe më parë me klubin rus. Te Akhmat Grozny kanë luajtur më herët lojtarë të tjerë të kombëtares shqiptare si Bernard Berisha, Bekim Balaj dhe Odise Roshi.

Cake u ftua së fundmi nga Shqipëria për ndeshjet kualifikuese, duke shënuar edhe debutimin e tij në miqësoren ndaj Jordanisë. Gjatë tri ndeshjeve të tjera zyrtare, mbrojtësi ishte pjesë e ekipit si zëvendësues.

Transferimi në Rusi shënon një rritje të nivelit profesional për karrierën e lojtarit. Klubi i Shkëndijës pritet të zyrtarizojë shifrat e këtij operacioni në ditët në vijim.

Post navigation

Previous: E trishtë! Ndahet nga jeta gazetari sportiv shqiptar
Next: Bardhit i “soset” durimi: Nuk do rri vit për vit t’i rinovoj kontratën Dajës…

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.