
Armando Broja ishte protagonist në ndeshjen mes Burnley-t dhe Tottenham-it, ku humbi tre mundësi të pastra shënimi.
Sulmuesi shqiptar e nisi takimin si titullar, pas paraqitjeve pozitive në javët e fundit, por nuk arriti të konkretizonte rastet e krijuara në minutat 47, 60 dhe 66.
Trajneri Scott Parker vendosi ta zëvendësonte sulmuesin në pjesën e dytë me Lyle Foster, i cili shënoi menjëherë golin e avantazhit për Burnley-n.
Takimi përfundoi në barazim 2-2, pasi Tottenham barazoi shifrat në fundin e lojës përmes mbrojtësit Romero.
Pas ndeshjes, performanca e Brojës është kritikuar gjerësisht nga tifozët e klubit në rrjetet sociale. Ky rezultat e mban Burnley-n në një pozicion delikat në luftën për mbijetesë në Premier League.
Tashmë pritet të shihet nëse trajneri do të vazhdojë t’i besojë vendin e titullarit sulmuesit shqiptar në sfidat e ardhshme.







