Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kosova & Rajoni

E paprecedentë! Arbitri nga Kosova ndëshkon lojtarin me dy të verdhë, por jo me të kuq

VETEMSPORT 01.08.2025 2 minutes read
Mervan Bejtullahu

Një situatë e rrallë ka ndodhur të enjten në Hungari, ku arbitri kosovar Mervan Bejtullahu gjykoi ndeshjen mes Gyorit dhe Pyunikut e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Gyori arriti të kualifikohet në turin tjetër dhe ishte Daniel Shtefulj i cili e vulosi me golin e tretë në minutën e 90-të. Ai festoi duke hequr fanellën, por u ndëshkua me karton të verdhë.

LEXO EDHE: “Plas” skandali te bardheblutë e kryeqytetit: Sipas të dhënave drejtuesit kanë trukuar ndeshje

Pak minuta më pas, Shtefulj u ndëshkua sërish me të verdhë për një faull të rrezikshëm, duke goditur kundërshtarin në fytyrë me këmbën e ngritur lart. Në ato momente kroati duhet të largohej nga fusha me të kuq, por për çudi qëndroi në fushë.

Bejtullahu u pa i pasigurt dhe u këshillua me ndihmësit, por vendosi të mos e nxjerrë mbrojtësin jashtë. Raportet e mediave kroate thonë se gjyqtari ka ngatërruar numrat e fanellave, Shtefulj mbante numrin 23, ndërsa Dejan Boldor 25, dhe sipas raportit zyrtar të UEFA-s, kartoni i verdhë i dytë iu faturua Boldorit.

Për shkak të një gabimi, lojtari vazhdoi të luajë edhe pse duhej të largohej, duke shkaktuar polemika për një episod të pazakontë që nuk shihet shpesh në futbollin europian.

Post navigation

Previous: “Plas” skandali te bardheblutë e kryeqytetit: Sipas të dhënave drejtuesit kanë trukuar ndeshje
Next: E zbulojnë në Angli/ Chelsea ofron Brojën te klubi i Bundesligës, gjermanët marrin vendimin

Të ngjashme

trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
muriqo
  • Kosova & Rajoni

HISTORIKE! Lojtari shqiptar shënon dopietë në La Liga dhe thyen rekordin e Eto’o

VETEMSPORT 12.04.2026
ismajlgeci tirana
  • Kosova & Rajoni

“Plas” keq te klubi shqiptar, drejtuesit futen në dhomat e zhveshjes. Lojtari refuzon të dalë në fushë

VETEMSPORT 08.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026
muriqo
  • Kosova & Rajoni

HISTORIKE! Lojtari shqiptar shënon dopietë në La Liga dhe thyen rekordin e Eto’o

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.