Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kosova & Rajoni

“Plas” skandali te bardheblutë e kryeqytetit: Sipas të dhënave drejtuesit kanë trukuar ndeshje

VETEMSPORT 01.08.2025 3 minutes read
IMG_8165

Tifogrupi i Shkupit, “Shvercerat” kanë kanë me një njoftim të bujshëm. 

Në një postim në rrjetet sociale të tifozëve bardheblu, thuhet se drejtuesit kanë trukuar ndeshje në sezonin e fundit, për përfitime personale. 

LEXO EDHE: ZYRTARE/ Surprizon Abazaj, prezantohet te skuadra shqiptare

POSTIMI: 

Mjaft më!

Është koha që t’i ndajmë me ju informacionet për ndodhitë që po zhvillohen në klubin tonë të zemrës.

FC Shkupi, tash e një vit, gjendet në një situatë të vështirë. Edhe pse ne kemi dalë në krah të klubit dhe kemi siguruar mjete financiare dhe sponsorë për ta mbajtur gjallë, përfaqësuesit nga Turqia po tallen me gjithë qytetin dhe klubin tonë.

Duam të informojmë opinionin publik, sipas të dhënave që kemi, se gjatë sezonit të kaluar, kryetari i klubit së bashku me disa prej drejtorëve (të cilët për fat të keq nuk janë më pjesë e klubit) kanë manipuluar disa ndeshje për përfitime personale, duke i regulluar ato për bastore!

Fatkeqësisht, sot kryetari ka emëruar drejtor të ri me të njëjtin mentalitet. Dje, pas marrjes së informatave që ndeshja miqësore me KF Arsimi synohej të manipulohej për bastore, vendosëm që, në bashkëpunim me Federatën dhe klubin e Arsimit, ta anulojmë atë.

Sipas informatave tona të fundit, Shkupi do të udhëtojë sot drejt Turqisë vetëm për të rregulluar një tjetër ndeshje për qëllime bastesh. Apelojmë te të gjitha organet kompetente në vend që të ndërhyjnë urgjentisht dhe të ndalojnë këtë turp që po ndodh para syve tanë.

Ne, si kryesi e grupit të tifozëve, kemi marrë vendim të qartë: pasi nuk po gjejmë asnjë mënyrë për të marrë klubin në dorë, kërkojmë që klubi të mos zhvillojë asnjë ndeshje. Do të bëjmë gjithçka që çdo ndeshje të mos zhvillohet, sepse në çdo rast do të ketë mundësi për manipulime në bastore. Në fund, si shumë klube të tjera në Maqedoni, edhe ky klub rrezikon të përfundojë me “kyçin në derë” dhe pronarët të zhduken pa adresë.

Ftojmë të gjithë dashamirët e klubit dhe sportit që të na përkrahin, që të mos lejojmë të përdhoset emri i një klubi që me vite ka qenë dhe vazhdon të jetë krenaria e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Kjo luftë do të jetë e vështirë, por për të mirën e fëmijëve të këtij qyteti, besojmë se në fund do të arrijmë fitoren.

Shkupi gjithmonë ka qenë i Shvercerave!

Post navigation

Previous: Situatë kaotike te Partizani, drejtuesit nuk binden për trajnerin e ri
Next: E paprecedentë! Arbitri nga Kosova ndëshkon lojtarin me dy të verdhë, por jo me të kuq

LEXO EDHE:

gentian selmani
  • Kampionati
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ U largua nga Teuta, Selmani firmos me pretendetët e Superligës

VETEMSPORT 25.08.2026
Edon Zhegrova
  • Bota
  • Kosova & Rajoni

Zhegrova nuk bind, Spalletti e “gozhdon” në stol

VETEMSPORT 23.08.2026
ismajlgeci
  • Kampionati
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Nuk ka dyshime, Ismajlgeci firmos me klubin e Superligës

VETEMSPORT 23.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

IMG_6245
  • Bota

Shorti i Champions League

VETEMSPORT 27.08.2026
1
  • Kampionati

Merret vendimi, zbulohet stadiumi për Skënderbeu-Dinamo

VETEMSPORT 27.08.2026
policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.