Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Egnatia merr kryesimin ndaj Partizanit, feston Dinamo. Shikoni renditjen

VETEMSPORT 19.12.2025 2 minutes read
Egnatia

Egnatia fitoi supersfidën e javës së 17-të në Superiore. Rrogozhinasit triumfuan 2-1 ndaj Partizanit në shtëpi, në një ndeshje me fund spektakolar.

Buriç zhbllokoi takimin në minutën e 42-të me kokë, pas një krosimi të marrë nga Aleksi. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta solli edhe dy gola të tjerë.

Në minutën e 84-t, Egnatia mbeti me 10 lojtarë, pasi Xhemajli u ndëshkua me karton të kuq, për goditje në fytyrë të Sembene.

Edhe pse në inferioritet numerik, vendasit gjetën edhe golin e dytë, në minutën e 90-të me Ndrecën. Partizani nuk u dorëzua lehtë dhe ngushtoi shifrat vetëm një minutën e vonë, me golin e Contreras, por pa mundur të ndryshojë rrjedhën e takimit.

Norka Security

Me këtë fitore, Egnatia ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 34 pikë, ndërsa Partizani me 11 pikë më pak, mban vendin e gjashtë.

SHIKO RENDITJEN: https://vetemsport.com/java-e-12-superiore-renditja/

Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Dinamo ndaj Vorës. Skuadra e Ilir Dajës, iu fal përmbysjes në pjesën e dytë për të marrë fitoren.

Patrik Bardhi i dha avantazhin Vorës në minutën e 23-të, falë një penalltie. Në fraksionin e dytë, Dinamo barazoi me Teixeira në minutën e 54-t.

Golin e fitores e shënoi Dejvi Bregu në minutën e 70-të, pas një aksioni të shkëlqyer. Dinamo mban vendin e tretë me 29 pikë, ndërsa Vora regjistron humbjen e tretë radhazi dhe mban vendin e shtatë me 16 pikë.

Post navigation

Previous: Goli i shënuar nga Broja
Next: SKANDALOZE/ Dhunohen lojtarët, tifozët e Flamurtarit humbin toruan. Futen në fushë dhe…

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.