
Mesfushori i Kombëtares, Julian Shehu mund të ndryshojë skuadër në merkaton e dimrit.
Burime pranë lojtarit, bëjnë me dije për “Vetëm Sport” se lojtari ka përfunduar në radarët e Panathinaikos.
Këta të fundit kanë objektiva madhorë dhe për këtë arsye në stol kanë zgjedhur një trajner me emër, si Rafael Benitez, i cili në karrierën e tij ka fituar Champions League-n.
Mësohet se klubi grek po ndjek me kujdes situatën e lojtarit të Widzew Lodz.
Interes për lojtarin ekziston edhe nga MLS në SHBA, apo edhe nga Valencia në Spanjë.
Shehu ka regjistruar këtë sezon pesë gola dhe katër asistime në 20 ndeshje zyrtare. Ai ndodhet në sezonin e tij të pestë me skuadrën polake.
Në kontratën e lojtarit parashikohet një klauzolë lirimi e vlefshme vetëm për kampionate të caktuara elitare.







