Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Elbasani merr komandën me polemika, feston Dinamo. Shikoni renditjen

VETEMSPORT 08.12.2025 2 minutes read
594965953_924856823547063_2531715166861469148_n

Elbasani triumfoi 1-0 ndaj Vllaznisë, në supersfidën e javës së 15-të në Superiore. Verdheblutë iu falën një goli në pjesën e dytë, për të marrë suksesin që i mban në krye të renditjes.

Ndeshja nisi e bukur dhe me raste në të dyja portat. Ekuilibrat u thyen në minutën e 27-të, kur mbrojtësi i Vllaznisë, Elmando Gjini u ndëshkua me të kuq, duke lënë shkodranët me 10 lojtarë.

SHIKONI RENDITJEN: https://vetemsport.com/java-e-12-superiore-renditja/

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta nisi me gol. Në minutën e 49-të, me një supergol në zonë, Tsague i dha avantazhin Elbasanit.

Këtë avantazh, verdheblutë e ruajtën deri në fund, për të marrë tre pikë të arta. Kjo fitore, e ngjit Elbasanin në vendin e parë me 29 pikë, ndërsa Vllaznia zbret në vendin e katërt me 25 pikë.

Dinamo fitoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Flamurtarit në Vlorë, në një ndeshje shumë të luftuar. Pas disa tentativave, Lorenco Vila zhbllokoi takimin në minutën e 30-të, duke shënuar pas një topi të mbetur në zonë.

Pjesa e dytë ishte e qetë, deri në minutën e 78-të, kur Qefalija shënoi golin e dytë, pas një asisti të marrë nga Bregu. Duelin e vulosi James, i cili shënoi edhe të tretin pas asistit të marrë nga Ferruku.

Me këtë sukses, Dinamo ngjitet në vendin e tretë me 26 pikë, ndërsa Flamurtari mbetet i parafundit me 13 pikë.

Post navigation

Previous: Kritikoi trajnerin Slot, Liverpool merr vendimin drastik për Salah
Next: VIDEO/ Plas në Elbasan, lojtarët e Vllaznisë kapen keq me tifozët vendas

LEXO EDHE:

1
  • Kampionati

Merret vendimi, zbulohet stadiumi për Skënderbeu-Dinamo

VETEMSPORT 27.08.2026
policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

IMG_6245
  • Bota

Shorti i Champions League

VETEMSPORT 27.08.2026
1
  • Kampionati

Merret vendimi, zbulohet stadiumi për Skënderbeu-Dinamo

VETEMSPORT 27.08.2026
policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.