
Pas katër ndeshjeve pa fitore, Elbasani u rikthye te suksesi në Superiore. Verdheblutë triumfuan 2-0 ndaj Dinamos, në duelin direkt për vendet e para në renditje.
Protagonisti i kësaj sfide ishte sulmuesi Ibrahima Diallo, i cili realizoi dopietë, për t’i dhënë tri pikët Elbasanit.
Diallo zhbllokoi takimin në minutën e 5-të, pas një gafe të portierit Aldo Teqja. Në minutën e 25-të, i njëjti autor realizoi edhe të dytin.
Pasi u ndal nga penalltia, Diallo përfitoi nga topi i kthyer dhe e ndali atë në fundin e rrjetës.
SHIKONI RENDITJEN: RENDITJA E KATEGORISË SUPERIORE
Pjesa e dytë ishte e qetë dhe me raste të pakta për shënim. Me këtë fitore, Elbasani mban vendin e tretë me 38 pikë, ndërsa Dinamo mbetet në vendin e katërt me 33 pikë dhe kjo është humbja e dytë radhazi, pas asaj me Vllazninë.






