Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota

FIFA me “dorë të hekurt”, pezullohen 7 lojtarë. Dënohet edhe Federata

VETEMSPORT 27.09.2025 2 minutes read
fifa_2

FIFA ka njoftuar zyrtarisht se ka pezulluar shtatë lojtarë të ekipit kombëtar të Malajzisë për një vit për arsye falsifikimi të dokumenteve.

Komiteti Disiplinor i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit vendosi sanksione kundër Federatës së Futbollit të Malajzisë (FAM), si dhe lojtarëve Gabriel Palmero, Facundo Garces, Rodrigo Olgado, Imanol Machuca, Joao Figueiredo, Jon Irastabala dhe Hector Hevel për falsifikim dhe shkelje të Kodit Disiplinor.

Këta futbollistë kanë rrënjë argjentinase, spanjolle, braziliane dhe holandeze, me Garces që luan për ekipin e La Ligas, Alaves.

LEXO EDHE: Skuadra nuk del në fushë, FSHF bën gati humbjen në tavolinë. Po shkohet drejt shkrirjes…

Pretendohet se, kur i paraqiti kërkesat FIFA-s, FAM përdori dokumentacion të falsifikuar në mënyrë që futbollistët e lartpërmendur të mund të luanin më 10 qershor për Malajzinë kundër Vietnamit në raundin e tretë kualifikues të Kupës së Azisë.

Si rezultat, Federata e Futbollit të Malajzisë është urdhëruar t’i paguajë FIFA-s një gjobë prej 350,000 frangash zvicerane, dhe secili prej futbollistë nga 2,000 franga.

Përveç kësaj, të shtatë lojtarët pezullohen nga çdo aktivitet futbollistik për 12 muaj duke filluar nga data e njoftimit të vendimit, i cili mund të apelohet në Komitetin e Ankesave të FIFA-s.

Post navigation

Previous: Skuadra nuk del në fushë, FSHF bën gati humbjen në tavolinë. Po shkohet drejt shkrirjes…
Next: Manchester United i rikthehet “avazit”, vjen humbja e radhës

Të ngjashme

Italy v Israel - FIFA World Cup 2026 Qualifier
  • Bota

ZYRTARE/ Italia zgjedh trajnerin e ri

VETEMSPORT 10.04.2026
Screenshot_12-2
  • Bota

E trishtë/ Ishte në stol për Poloni-Shqipëri, ndërron jetë trajneri 49-vjeçar

VETEMSPORT 10.04.2026
ernest muci
  • Bota
  • Kombëtarja

Ernest Muçi rrezikon pezullimin në Turqi, ja arsyeja

VETEMSPORT 08.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.