Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota
  • Kampionati

FIFA u tërhoq, reagon Duka: Do punoj ngushtë për të mos u përsëritur sërish

VETEMSPORT 01.08.2026 2 minutes read
duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, njëkohesisht dhe zv.president i UEFA-s, ka reaguar pas tërheqjes së FIFA-s planin e saj për shitjen e një pjese të kompeticioneve, përfshirë edhe Kupën e Botës, tek investitorë privatë.

Kreu i futbollit shqiptar e ka mirëpritur vendimin për tërheqjen, por thotë se zhvillimet që pasuan këtë proces kanë ngritur pikëpyetje.

Sipas Dukës, vendimet që ndikojnë në qeverisjen e sportit duhet të udhëhiqen gjithmonë nga standardet më të larta të transparencës, qeverisjes së mirë dhe përgjegjshmërisë institucionale.

“E mirëpres vendimin e fundit të FIFA-s për t’u tërhequr nga plani për shitjen e një pjese të të drejtave të FIFAs tek investitorë privat që doli në dritë gjatë ditëve të fundit.

Norka Security

Megjithatë, zhvillimet që shoqëruan këtë proces kanë ngritur në mënyrë të pashmangshme pikëpyetje serioze mbi integritetin, transparencën, llogaridhënien dhe qeverisjen e futbollit, çështje që do të duhet patjetër të adresohen.

Vendimet që ndikojnë në qeverisjen e sportit tonë duhet të udhëhiqen gjithmonë nga standardet më të larta të transparencës, qeverisjes së mirë dhe përgjegjshmërisë institucionale. Këto parime janë themelore për mbrojtjen e integritetit të futbollit.

Mbështes plotësisht qëndrimin e UEFA-s. Së bashku me UEFA-n dhe kolegët e mi, presidentët e federatave kombëtare, do të punoj ngushtë për të siguruar që mësimet e nxjerra nga kjo situatë të përkthehen në hapa konkrete dhe që të vendosen mekanizmat e nevojshëm për të parandaluar përsëritjen e rasteve të ngjashme në të ardhmen.

Përgjegjësia jonë e përbashkët është të mbrojmë futbollin, të ruajmë vlerat e tij dhe të sigurojmë që ai të vazhdojë të qeveriset me integritet, transparencë dhe gjithmonë në interesin më të mirë të lojës dhe të gjithë atyre që janë pjesë e saj.

Edhe një herë u dëshmua se uniteti është vlera jonë më e madhe. UEFA tregoi sërish se, kur të gjithë aktorët e futbollit flasin me një zë të vetëm dhe qëndrojnë të bashkuar, gjithmonë mund të gjendet rruga e duhur”, shkruan Duka.

Post navigation

Previous: “Tronditen” kampionët, klubi shqiptar mbetet pa trajner
Next: VIDEO/ Gafë qesharake dhe gol, Daku nuk ndalet në Rusi

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.