Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota

Fituesi i “Topit të Artë” i paracaktuar? Publikohet skandali pak ditë para çmimit

VETEMSPORT 16.09.2025 1 minute read
RA

Një influencer australian ka ngritur akuza për tentativë ryshfeti në lidhje me promovimin e Ousmane Dembele për “Topin e Artë 2025”.

Çmimi prestigjioz do të jepet më 22 shtator në Paris dhe këtë vit nuk ka një favorit të qartë, me emra si Dembele, Lamine Yamal, Raphinha dhe Vitinha në garë.

Influenceri Neil Gardner, me mbi 170 mijë ndjekës në platformën X, deklaroi se mori një email nga një kompani anonime komunikimi. Sipas tij, kompania i ofroi pagesë për të mbështetur publikisht kandidaturën e Dembele në rrjetet sociale.

Gardner refuzoi ofertën dhe publikoi emailin, duke hapur debate të shumta. Një pjesë e publikut u tregua mosbesuese ndaj denoncimit, por “The Athletic” raportoi se emaili ishte dërguar nga një 18-vjeçare që punonte në një kompani komunikimi në Indi. Sipas këtij burimi, veprimi i saj ishte i pavarur dhe jo pjesë e një fushate të organizuar.

Në një reagim për mediat, përfaqësuesit e Dembele mohuan çdo lidhje me incidentin. Ata theksuan se nuk kishin dijeni për këtë përpjekje promovimi.

Post navigation

Previous: Federata Norvegjeze: Të ardhurat nga ndeshja me Izraelin do të shkojnë për Gazën
Next: FIFA jep 355 milionë dollarë, ja klubet që përfitojnë nga Superiorja

Të ngjashme

Italy v Israel - FIFA World Cup 2026 Qualifier
  • Bota

ZYRTARE/ Italia zgjedh trajnerin e ri

VETEMSPORT 10.04.2026
Screenshot_12-2
  • Bota

E trishtë/ Ishte në stol për Poloni-Shqipëri, ndërron jetë trajneri 49-vjeçar

VETEMSPORT 10.04.2026
ernest muci
  • Bota
  • Kombëtarja

Ernest Muçi rrezikon pezullimin në Turqi, ja arsyeja

VETEMSPORT 08.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.