Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
E papritur/ Kosova ia mori Shqipërisë, FIFA përjashton sulmuesinPërplasje te Kombëtarja? Dalin pamjet, Daku kapet me…E pazakontë në Shqipëri! Lojtarët dyshohen për helmim“Tronditen” pretendentët në Shqipëri, FIFA me vendim drastik“Plas” në Kombëtare? Etrit Berisha bën deklaratën e fortëGjest i turpshëm, Taulant Balla ofendon tifozët në stadium
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Federata Norvegjeze: Të ardhurat nga ndeshja me Izraelin do të shkojnë për Gazën
Bota

Federata Norvegjeze: Të ardhurat nga ndeshja me Izraelin do të shkojnë për Gazën

Publikuar

Ndeshja Norvegji–Izrael, e parashikuar më 11 tetor për kualifikueset e Botërorit 2026, do të ketë një rëndësi të veçantë si brenda dhe jashtë fushe.  

Federata Norvegjeze e Futbollit ka vendosur që të gjitha të ardhurat nga biletat të dhurohen për organizatën “Mjekët pa Kufij”, e cila po ofron ndihmë emergjente në Gaza dhe zonat përreth.

Presidentja e Federatës Norvegjeze, Lise Klaveness, theksoi se futbolli nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj krizës humanitare, edhe pse ekipi duhet të përballet në fushë me Izraelin.

Iniciativa ka marrë mbështetje edhe nga një grup i madh investimi në Norvegji, i cili dhuroi 3 milionë korona, rreth 260 mijë euro, përtej të ardhurave të ndeshjes.

Norka Security

Shuma do të plotësohet nga donacione të tjera të ngjashme, përfshirë ato të mëparshme për projekte sportive në Gaza. Ky vendim pritet të sjellë mijëra tifozë në stadium dhe të japë një mesazh të qartë solidariteti.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.