Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Formula e kampionatit drejt ndryshimit, e konfirmon Armand Duka

VETEMSPORT 31.05.2026 3 minutes read
Dukaa

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, foli pas titullit kampion të fituar nga Egnatia. Kreu i futbollit u shpreh se do të dëshironte që titullin ta merrte një mes Elbasanit ose Vllaznisë.

Ndër të tjera, Duka la të hapur mundësinë që formula e “Final Four” të ndryshojë sërish.

“Një sezon relativisht i gjatë, në fund të majit të gjithë kanë përfunduar. Por i bukur, kompetitiv gjatë gjithë javëve deri në ditën e fundit ku tre ekipe ishin pretendente për titull. Njëra do fitonte, fati i buzëqeshi Egnatias, por kontributi i saj gjatë 36 javëve e kryesisht në “Final Four” se i fitoi të treja. Një kampionat i bukur me goxha garë, luftë për titull dhe më poshtë, për rënien nga kategoria.

Mes Tiranës dhe Elbasanit? Në fakt ishte e vështirë, por rezultati i pjesës së parë në Elbasan i dha drejtimin që të spostoheshim nga Tirana në Elbasan për ceremoninë. Mendoj se kështu është bukur se futbolli gjëja e bukur që ka është emocioni deri në fund dhe paparashikueshmëria me rezultate.

Norka Security

Final Four? Për edicionin e ardhshëm është e pamundur të ndryshohet numri i skuadrave se është e palejueshme nga rregulloret e FSHF. Për formatet është diçka që duhet të diskutojmë faktin që mund të rikthehemi për “Final Four”. Me sa duket tifozeritë e rretheve e kanë të vështirë të udhëtojnë dhe mbështetin skuadrat. Dhe pjesëmarrjen e tifozëve e ka penalizuar mospjesëmarrja e Tiranës dhe Partizanit, që do jepnin më shumë atmosferë në “Air Albania”.Për edicionin tjetër do rishohim çfarë formati do jemi, këtë e vendosim në 15 ditët e para të qershorit.

Ndryshim? E pamundur, do jenë 10 skuadra. Nëse do ketë katër faza, apo playoff, kemi pajtuar kompani të specializuar, që ka bërë formatin e Champions dhe do shohim versionet e do marrim vendim në Ekzekutiv.

Përsëri Egnatia? Realisht do më pëlqente të kishte shpërndarje, por nuk është vendim që e marr unë apo organizatorët, e marrin ekipet me atë që japin në fushë, me përbërjen që kanë në skuadra. Do kisha vërtetë dëshirë të ishte një nga skuadrat e tjera, Elbasani e Vllaznia që e pret prej shumë vitesh. Por ky është futbolli, është kush jep në fushë më shumë a më pak”, tha Duka për RTSH.

Post navigation

Previous: Egnatia fiton titullin e tretë radhazi, Elbasani dhe Vllaznia mbeten “thatë”
Next: Plas keq te Vllaznia, sherr mes Martinit dhe titullarit

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.