Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Fund i çmendur dhe 3 gola, mbyllet Skënderbeu-Kastrioti

VETEMSPORT 30.01.2026 2 minutes read
skenderbeu kastritoiii

Skënderbeu u “hakmor” ndaj Kastriotit për humbjen e parë të shkaktuar në ndeshjen e kaluar në Fushë Krujë.

Korçarët triumfuan 2-1 në Korçë, në duelin e javës së 20-të në Kategorinë e Parë. Ndeshja nisi e luftuar dhe me tension, ku trajneri i krutanëve në një moment u përplas me sulmuesin e Skënderbeut, Aldi Gjumsi.

Fraksioni i parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta nisi me një supergol. Në minutën e 51-të, Gjini i dha avantazhin Skënderbeut duke shënuar me roveshatë.

Pas këtij goli, bardhekuqtë morën kontrollin e lojës, ndërsa miqtë u hodhën në kërkim të barazimit.

Norka Security

Në minutën e 88-të, Mario Beshiraj realizoi golin e dytë me kundërsulm, pas asistit të marrë nga Saleh Nassr. Debutim me gol për sulmuesin, i cili firmosi me juglindorët pak ditë më parë.

Në minutën e 91-të, ishi i kësaj sfide, Skerdi Xhixho ngushtoi diferencat, duke shënuar golin e parë dhe të vetëm për miqtë, por kishte vetëm vlerë statistikore.

SHIKONI RENDITJEN: RENDITJA NË KATEGORINË E PARË

Me këtë fitore, Skënderbeu shkëputet në krye me 47 pikë, ndërsa Kastrioti mban vendin e katërt me 27 pikë të grumbulluara.

Post navigation

Previous: Gallatë shqiptare/ Klubi i Superiores shet titullarët te rivalët, debutojnë ndaj tyre
Next: ZYRTARE/ Partizani nuk di të ndalet, prezantohet sulmuesi

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.