
Klubi i Teutës po planifikon ndryshime të reja në përbërjen e skuadrës pas një serie prej shtatë ndeshjesh radhazi pa fitore në Kategorinë Superiore.
Tre lojtarë të tjerë, Mario Beshiraj, David Fadairo dhe Jakub Myszor, pritet të largohen nga durrsakët në ditët në vijim.
Kjo lëvizje vjen pas largimeve të mëparshme të futbollistëve si Arbër Çyrbja, Hugo Vidal, Sebastian Gonzales Zela, Gabriel Gomesh dhe Renaldo Torraj. Rezultatet e fundit kanë bërë që Teuta të largohet nga zona “Final Four”, duke mbetur aktualisht shtatë pikë pas Dinamos së vendit të katërt.
Drejtuesit e klubit po kërkojnë të ndryshojnë kursin e ekipit përmes këtyre ndërhyrjeve në organikë. Situata në tabelën e klasifikimit ka detyruar stafin drejtues të marrë masa për të ndalur krizën e rezultateve.






