Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Futbolli shqiptar prek fundin!

VETEMSPORT 18.03.2026 2 minutes read
vllaznia egnatia

Sikur të mos mjaftonte niveli i ulët në fushë, sot futbolli shqiptar ka marrë një tjetër goditje të rëndë, këtë herë nga zyrat.

Komisioni i Disiplinës, ka dënuar rëndë kampionen në fuqi, Egnatian. Trajneri Edlir Tetova është pezulluar për gjashtë muaj, ndërsa stafi i tij teknik me nga pesë ndeshje, së bashku me kapitenin Albano Aleksi.

Shkak është bërë tërheqja e ekipit nga fusha, pas një kartoni të kuq të diskutueshëm ndaj Vllaznisë, diçka që më parë është përsëritur dy herë nga Tirana dhe njëherë nga Vora në Superiore.

Më të drejtë, një tifoz na shkruan se me këto vendime, ndikohet direkt gara për titull, e cila dukej e luftuar mes 4 ekipeve.

Norka Security

Megjithatë, nuk përfundon gjithçka këtu. Komisioni i Disiplinës, ka dënuar gjithashtu Flamurtarin, për trazirat në ndeshjen e fundit, duke pezulluar me gjashtë muaj mbrojtësin Skuadrone. Ankesat e tifozëve kanë shpërthyer, pasi nuk ka asnjë dënim për Elbasanin, ndonëse nga pamjet e publikuara, shihet qartë një përplasje mes pjesëtarëve nga të dyja ekipet.

“Komisioni i Disiplinës, dështon edhe njëherë tjetër të vendosë drejtësi, pas skandaleve të mëparshme, kur nuk ka dhënë asnjë dënim për dhunën në ndeshje të caktuara.

Përdorimi i standardeve të dyfishta nga Komisioni i Disiplinës, e ka dërguar futbollin shqiptar në pikën më të dobët të viteve të fundit. Numri i ulët i tifozëve e konfirmon mësë miri këtë”, na shkruan tifozi në ankesën e tij.

Për vendimet absurde me arbitrat do të flasim në një moment tjetër…

Post navigation

Previous: Skandali i dy standardeve, vendimet e turpshme nga Komisioni i Disiplinës që legjitimon dhunën 
Next: Dënimi nga Disiplina, tek Egnatia bëjnë gati vendimin drastik

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.