Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Gati shorti për Shqipërinë, kundërshtarët e mundshëm për kuqezinjtë

VETEMSPORT 10.02.2026 2 minutes read
kombetarja_sd-1

Dy ditë na ndajnë nga momenti kur Kombëtarja shqiptare do të mësojë kundërshtarët e saj në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Shorti zyrtar do të zhvillohet të enjten, më 12 shkurt, në Bruksel, në orën 18:00. Ndërkohë, po në të njëjtën ditë, në Bruksel, nga ora 10:00, do të mbahet Kongresi i 50-të i UEFA-s.

Kombëtarja shqiptare është pozicionuar në Vazon 1 të Ligës C, së bashku me Islandën, Malin e Zi dhe Kazakistanin. Shorti do të përcaktojë rrugëtimin e Shqipërisë dhe do të tregojë se me cilat ekipe do të përballet në këtë edicion.

Kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në Ligën e Kombeve:

Vazo 2: Finlandë, Sllovaki, Bullgari, Armeni

Vazo 3: Bjellorusi, Ishujt Faroe, Qipro, Estoni

Vazo 4: Fituesi i çiftit Letoni-Gjibraltar, Fituesi i çiftit Luksemburg-Maltë, Moldavi, San Marino

Rrugëtimi i Shqipërisë në Ligën e Kombeve pritet të nisë në shtator 2026. Ndeshja e parë e fazës së grupeve do të luhet në periudhën 24-26 shtator, ndërsa takimi i dytë është i programuar në datat 27-29 shtator.

Ndeshja e tretë e grupit do të zhvillohet nga 30 shtatori deri më 3 tetor, ndërsa e katërta në periudhën 4-6 tetor. Takimi i pestë i grupit do të luhet nga 12-14 nëntor, ndërsa përballja e fundit është planifikuar në datat 15-17 nëntor.

Post navigation

Previous: VIDEO/ Polemika dhe vendos një penallti, Vllaznia triumfon në Ballsh
Next: Ishte vendimtar te Kombëtarja, lojtari mendon tërheqjen nga futbolli. Arsyeja e trishtë

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.