Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Goditje e bujshme nga klubi i Superiores, gati firma me sulmuesin e Shqipërisë

VETEMSPORT 10.12.2025 2 minutes read
kombetarja-albion-ademi

Tirana po kalon një moment të vështirë në elitën e futbollit shqiptar, teksa ndodhet në vendin e fundit pas 15 javësh, me vetëm 7 pikë të grumbulluara.

Tashmë merkatoja e dimrit shihet si “varka” e vetme për të shpëtuar skuadrën nga rënia nga kategoria, ndërkohë që drejtuesit bardheblu kërkojnë të përforcojë ekipin me lojtarë cilësorë.

Një ndër ta është edhe Albion Ademi. Mësohet se sulmuesi 26-vjeçar është piketuar për merkaton e janarit, teksa do të ishte një goditje “big” në qoftë se transferimi finalizohej.

Ademi do të mbyllë bashkëpunimin në janar me klubin kinez të TJ Jinmen Tiger, teksa transferimi në futbollin shqiptar, mund të ishte një trampolinë, për t’u rikthyer protagonist si dikur.

Në të kaluarën sulmuesi ka qenë pjesë e disa klubeve finlandeze si TPS, Inter Turk, Marihamn, si dhe e suedezëve të Djugarden dhe Varnamo. Në vitin 2024, Ademi u transferua te skuadra kineze për 500 mijë euro.

Vlen të theksohet fakti se kartoni i 26-vjeçarit vlerësohet aktualisht 1.8 milionë euro nga “Transfermarkt”.

Ademi numëron 5 ndeshje me Shqipërinë U21, teksa ka qenë i grumbulluar edhe nga Kombëtarja A, por pa mundur të debutojë.

Me skuadrën kineze sulmuesi në 50 ndeshje në kampionat ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 11 asiste. Futbollisti ishte i pranishëm edhe në “Air Albania”, ku ndoqi nga afër derbin mes Tiranës dhe Partizanit, që u fitua nga të kuqtë me rezultatin 0-2.

Post navigation

Previous: Nuk po rinovon, Benzema drejt rikthimit te ish-skuadra
Next: Champions League/ City “zhyt” Realin, Arsenali me ecuri perfekte 

LEXO EDHE:

1
  • Kampionati

Merret vendimi, zbulohet stadiumi për Skënderbeu-Dinamo

VETEMSPORT 27.08.2026
policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

IMG_6245
  • Bota

Shorti i Champions League

VETEMSPORT 27.08.2026
1
  • Kampionati

Merret vendimi, zbulohet stadiumi për Skënderbeu-Dinamo

VETEMSPORT 27.08.2026
policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.