
Goditje të bujshme/ Klubi i Superiores “rrëmben” Bismark dhe Nasr nga Skënderbeu
Egnatia është pranë afrimit të dy sulmuesve, Charles Bismark dhe Saleh Nasr, të cilët janë pjesë e Skënderbeut.
Rrogozhinasit kërkojnë të përforcohen pas humbjes në javën e parë të kampionatit kundër Vllaznisë me rezultatin 2-0. Bismark ishte një objektiv i hershëm i shkodranëve, por duket se tashmë është pranë Egnatias, sipas “Panorama Sport”.
Drejtuesit e kampionëve të Shqipërisë kanë vendosur të ndërhyjnë në merkato për të forcuar repartin ofensiv. Skënderbeu, nga ana tjetër, rrezikon të humbasë dy lojtarë të rëndësishëm për synimin e rikthimit mes skuadrave kryesore.
Për klubin korçar, këto lëvizje do të sillnin të ardhura të vlefshme në arkat e tij. Egnatia shihet e vendosur për të siguruar elementë cilësorë për pjesën tjetër të sezonit. Në të njëjtën kohë, Vllaznia mbetet pa një objektiv të rëndësishëm të merkatos.
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





