
Fiorentina u rikthye te fitorja në Serinë A, pasi mposhti minimalisht Cremonesen, në duelin e javës së 18-të.
Skuadra nga Fierence ishte dominuese në shtëpi, duke kërkuar me ngulm golin nga fillimi. Pas disa tentativave të pasakta, goli erdhi në fund.
Moise Kean i futur nga stoli, shënoi në minutën e 92-të, për t’i dhënë 3 pikët Fiorentinës. Ky sukses, largon vjollcët nga vendi i fundit dhe i ngjit në vendin e 18-të me 12 pikë të grumbulluara.
Fitorja e sotme, ishte e dyta për këtë sezon dhe vjen në pesë ndeshjet e fundit. Cremonese renditet në vendin e 12-të me 21 pikë.







