Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

ZYRTARE/ Largim me peshë, futbollisti njofton “divorcin” me Tiranën

VETEMSPORT 04.01.2026 2 minutes read
TIRANA

Futbollisti Qëndrim Ismaili ka njoftuar largimin e tij nga skuadra e Tiranës përmes një komunikimi në rrjetet sociale.

Mesfushori 26-vjeçar u bë pjesë e klubit bardheblu në janar të vitit 2024, duke u transferuar nga ekipi i Gjilanit. Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytet, ai regjistroi gjithsej 34 paraqitje zyrtare në të gjitha kompeticionet.

Ismaili u aktivizua për 2135 minuta në kampionat, si dhe mori minuta në Kupën e Shqipërisë dhe në ndeshjen e “Play Out”-it. Gjatë kësaj periudhe, lojtari arriti të shënonte tre gola me fanellën e Tiranës.

Përmes mesazhit të tij, ai shprehu mirënjohjen për mundësinë e dhënë dhe përvojën e fituar te klubi kryeqytetas. Tashmë, shqiptari nga Kosova është lojtar i lirë dhe do të kërkojë një angazhim të ri profesional. Aventura e tij me Tiranën u mbyll pas një periudhe prej një viti e gjysmë bashkëpunimi.

POSTIMI I ISMAILIT:

Faleminderit KF Tirana për gjithçka që më dhatë gjatë këtij një viti e gjysmë të paharrueshëm.

Për çdo stërvitje, çdo ndeshje, çdo sfidë dhe emocion të përjetuar me fanellën bardheblu. Ishte një përvojë e çmuar që më rriti si sportist dhe si njeri.

Mirënjohës për besimin, mbështetjen dhe profesionalizmin.

Tani mbetem në kërkim të objektivave dhe sfidave të reja.

KF Tirana do të mbetet gjithmonë pjesë e rrugëtimit tim.

Post navigation

Previous: Gol në shtesë, Fiorentina largohet nga vendi i fundit
Next: Ndodh puthja e parë në shtëpinë e BBV5

Të ngjashme

skenderbeu
  • Kampionati

E kryer/ Dy largime te Skënderbeu, dalin lojtarë të lirë në merkato

VETEMSPORT 12.07.2026
stadiumet qeveria kanye west
  • Kampionati

Ironia! Klubet shqiptare vuajnë për stadiume, qeveria e ngre në kohë rekord për Kanye West

VETEMSPORT 12.07.2026
fshf-topi-2
  • Kampionati

Probleme me stadiumet, FSHF merr vendimin e papritur për kampionatin

VETEMSPORT 11.07.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MixCollage-12-Jul-2026-08-40-PM-9847
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni

Edon, shiko kush ka qenë Altin Lala dhe merr shembull!

VETEMSPORT 12.07.2026
MixCollage-12-Jul-2026-07-18-PM-31
  • Bota

Altin Lala e kritikoi, Zhegrova shpërthen keq ndaj legjendës: Ku ka luajtur ky si futbollist?!

VETEMSPORT 12.07.2026
skenderbeu
  • Kampionati

E kryer/ Dy largime te Skënderbeu, dalin lojtarë të lirë në merkato

VETEMSPORT 12.07.2026
stadiumet qeveria kanye west
  • Kampionati

Ironia! Klubet shqiptare vuajnë për stadiume, qeveria e ngre në kohë rekord për Kanye West

VETEMSPORT 12.07.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.