Sulmuesi Armando Dobra, është rikthyer te goli në kampionatin anglez me skuadrën e tij, Chesterfield.
Gjatë sfidës së vlefshme për javën e 37-të në Ligën Dy kundër Notts County, ish-lojtari i Shqipërisë U-21 zhbllokoi rezultatin që në minutën e 16-të.
Ky realizim vjen në një moment të rëndësishëm për lojtarin, i cili nuk shënonte në kampionat që prej shtatorit të vitit të kaluar.
Për Dobrën, ky ishte goli i pestë sezonal, të cilit i shtohen edhe dy asistime gjatë këtij edicioni në kategorinë e katërt angleze. Futbollisti ka kaluar një sezon të vështirë për shkak të dëmtimeve që e mbajtën jashtë fushave për disa muaj.
25-vjeçari është pjesë e Chesterfield që nga viti 2022 dhe shihet si një pikë referimi për repartin ofensiv. Aktualisht, skuadra e tij po lufton për t’u ngjitur një kategori më lart në fund të sezonit.








