Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Hygerta Sako shpërthen ndaj Edi Martinit: I paedukatë, pas kundërshtarëve ka nisur dhe me…

VETEMSPORT 06.04.2026 2 minutes read
dfsafadfsadsad-2

Përfundimi i sfidës Partizani-Vllaznia është shoqëruar me tensione në studion e emisionit “SuperGol” në RTSH, ku trajnerët e të dyja skuadrave patën shkëmbime batutash dhe debatesh me moderatoren Hygerta Sako.

Gjithçka nisi me teknikun e shkodranëve, Edi Martini, i cili e hapi prononcimin e tij me një ironi drejtuar studios, duke u shprehur: “Shpresoj të mos jeni mërzitur”. Situata u përshkallëzua kur Sako kërkoi informacion mbi dëmtimin e lojtarit Bajrami, pyetje së cilës Martini iu përgjigj duke thënë se nuk ishte mjek dhe se nuk kishte pyetur për gjendjen e tij.

Debati vijoi edhe me trajnerin e Partizanit, Oltijon Kërnaja, i cili i ktheu përgjigje moderatores lidhur me vërejtjet për goditjet standarde, duke ironizuar angazhimin e saj në Big Brother.

Pas përfundimit të lidhjeve direkte, Sako reagoi ashpër ndaj sjelljes së trajnerit Martini, duke e cilësuar atë si të paedukatë dhe joetik në raport me gazetarët. Moderatorja theksoi se përveç sjelljeve ndaj kundërshtarëve, tekniku po shfaqte mungesë etike edhe në komunikimin publik, duke e mbyllur emisionin me një përshëndetje ironike drejtuar tij.

“Nuk paska qenë superndeshje sot, paska qenë çmenduri se edhe ky i pakënaqur, edhe Edi i pakënaqur”, tha Ardi Behari në studio.

“Jo, Edi u tregua i paedukatë në fakt. Përveç sjelljeve josportive ndaj kundërshtarëve, tani ka filluar të bëjë edhe joetikën ndaj gazetarëve. Por është puna e vet. Përshëndetje!”, tha Sako duke bërë me dorë nga kamera për të përshëndetur në këtë mënyrë të pazakontë trajnerin shkodran.

Post navigation

Previous: Vjedhja që “dogji” Italinë ndaj Bosnjës, heroi 14 vjeçar që vendosi kualifikimin  
Next: VIDEO/ Presidenti futet në fushë dhe tërheq ekipin, nuk ka qetësi në Shqipëri

Të ngjashme

sdg
  • Kampionati

VIDEO/ Presidenti futet në fushë dhe tërheq ekipin, nuk ka qetësi në Shqipëri

VETEMSPORT 06.04.2026
vora teuta
  • Kampionati

Një gol vendos Vora-Teuta, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 05.04.2026
besa luftetariii
  • Kampionati

5 gola dhe 2 kartonë të kuq, e pabesueshme çfarë ndodh në Kategorinë e Parë

VETEMSPORT 05.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

660132225_1262918002645521_3645255950639623824_n
  • Kombëtarja

Fati i keq ndjek Muçin, e zbulon trajneri i Trabzonspor

VETEMSPORT 06.04.2026
sdg
  • Kampionati

VIDEO/ Presidenti futet në fushë dhe tërheq ekipin, nuk ka qetësi në Shqipëri

VETEMSPORT 06.04.2026
dfsafadfsadsad-2
  • Kampionati

Hygerta Sako shpërthen ndaj Edi Martinit: I paedukatë, pas kundërshtarëve ka nisur dhe me…

VETEMSPORT 06.04.2026
663338869_1617067289777109_5936639270842587728_n
  • Bota

Vjedhja që “dogji” Italinë ndaj Bosnjës, heroi 14 vjeçar që vendosi kualifikimin  

VETEMSPORT 06.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.