Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

VIDEO/ Presidenti futet në fushë dhe tërheq ekipin, nuk ka qetësi në Shqipëri

VETEMSPORT 06.04.2026 1 minute read
sdg

Sfida e Grupit B të Kategorisë së Dytë mes Maliqit dhe Eagle Football, e mbyllur në barazim 2-2, është shoqëruar me momente tensioni në minutat e fundit. Gjithçka nisi në minutën e 85-të pas një përplasjeje mes dy futbollistëve, Bikatal i ekipit mik dhe Ibrahim i vendasve.

Situata u përshkallëzua kur presidenti i Eagle Football, Andi Matraxhiu, hyri në fushën e lojës duke kërkuar tërheqjen e skuadrës së tij, veprim që solli ndëshkimin e tij me karton të kuq nga arbitri Bekris Dragusha.

Pas disa minutash ndërprerje, loja rifilloi dhe u mbyll rregullisht, ndërsa arbitri ndëshkoi me kartonë të verdhë tre lojtarë të përfshirë në debat.

Pas ndeshjes, Matraxhiu reagoi publikisht në rrjetet sociale duke akuzuar shefin e arbitrave, Sokol Jareci, për menaxhimin e situatës dhe duke kontestuar dy penalltitë e akorduara në favor të Maliqit, të cilat u shndërruan në gola nga futbollisti Pero.

Norka Security

Ky incident pason precedentin e fundit në Superiore, ku Egnatia u penalizua rëndë nga Disiplina pas tërheqjes nga fusha në ndeshjen ndaj Vllaznisë.

Post navigation

Previous: Hygerta Sako shpërthen ndaj Edi Martinit: I paedukatë, pas kundërshtarëve ka nisur dhe me…
Next: Fati i keq ndjek Muçin, e zbulon trajneri i Trabzonspor

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.