Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Hyrja falas në stadium, FSHF jep njoftimin për ndeshjen e kombëtares kuqezi

VETEMSPORT 02.09.2025 1 minute read
Kombetarja u-21

Kombëtarja U-21 ka nisur zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të muajit shtator ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës.

Ekipi zhvilloi pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjithë lojtarët kanë mbërritur në grumbullim dhe grupi ishte i plotë në stërvitjen e parë.

LEXO EDHE: Elvis Plori emërohet trajner, nis epokë e re për klubin shqiptar. Presidenti vjen nga… Vllaznia

Trajneri Alban Bushi, gjatë kësaj seance stërvitore, vëzhgoi nga afër gjendjen fizike të lojtarëve dhe provoi disa skema të ndryshme taktike.

Kombëtarja U-21 do të mbyllë të enjten përgatitjet për ndeshjen e parë miqësore ndaj Gjermanisë U-21, e cila do të luhet të premten, në “Elbasan Arena”, në orën 18:00.

FSHF ka njoftuar se hyrja në stadium për këtë ndeshje është falas dhe të gjithë tifozët janë të ftuar të mbështesin kuqezinjtë nga shkallët e stadiumit.

Post navigation

Previous: Vlen 500 mijë euro, klubi i Superiores prezanton afrimin e bujshëm
Next: Elvis Plori emërohet trajner, nis epokë e re për klubin shqiptar. Presidenti vjen nga… Vllaznia

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.