Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Të Tjera

“Jam shkatërruar”, rrëfimi prekës i volejbollistes. Zbulohen dy klubet që u ankuan

VETEMSPORT 27.10.2025 3 minutes read
nayara

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë që në sportin shqiptar, qoftë edhe sportistë të huaj, të diskutohej, dyshohej, t’i kërkohej e jo më të pezullohej për mungesë të testit të gjinisë.

Por këtë herë është volejbolli i femrave, braziliania e Dinamos Nayara Ferreira, që është dyshuar dhe i është kërkuar të vërtetojë gjininë e saj femërore nëpërmjet analizës së gjakut.

Dyshimet? Thjesht biseda korridoresh. Dhe kaq ka mjaftuar që sportistja braziliane, përveçse të izolohet në shtëpi prej më shumë se një jave, të pësojë një shok psikologjik që na u desh shumë kohë për ta vënë nën kontroll, që ajo të bënte këtë rrëfim ekskluziv për Top Channel.

“Do të flas portugalisht, sepse është më e lehtë për mua të shpreh atë që ndiej dhe gjithçka që po ndodh. Kjo është një situatë shumë e vështirë për mua. Është hera e parë që përjetoj diçka të tillë në gjithë karrierën time. Luaj volejboll që nga mosha 12-vjeçare”, thotë Ferreira.

Nayara ka luajtur për rreth 15 vite në disa shtete europiane dhe jo vetëm, si Finlanda, Spanja, Portugalia, Republika Çeke, gjithashtu në Arabi Saudite, duke mos përmendur fillimet e karrierës së saj në Brazil. Që nga fëmijëria. Kjo është një ndeshje fëmijësh 17 vjet më parë, kur Nayara ishte rreth 15 vjeçe, duke luajtur në kampionatin vendas.

Një pamje e patransmetuar më parë, por pamja fizike të paktën, kështu nga larg, flet vetë. Themi pamja e jashtme, pasi dyshimet që kanë çuar klubet e Vllaznisë dhe Pogradecit kanë qenë të tilla, ose të paktën nuk i është shfaqur asnjë dokument mjekësor, profesional, sportistes së Dinamos, kur ka pyetur se kush e ka kërkuar apo mbi ç’bazë është kërkuar.

“Ajo që po ndodh tani me mua është diskriminim. Nuk e pranoj këtë. Nuk më kanë kthyer përgjigje dhe nuk më kanë dhënë asnjë arsye ligjore pse e bënë këtë. Ata thjesht e bënë. Kur pyeta një zyrtar të federatës – nuk e di as kush ishte – më tha se “është dokument privat dhe nuk mund të ta tregoj”. I thashë: “Ah, qenka private? Çfarë është private për ty në lidhje me jetën time? Pse?” Kështu ndihem unë tani. Nuk kam fjalë ta përshkruaj”, shton volejbollistja.

Izolimi, stresi, presioni, diskriminimi – do t’u kthehet të gjithëve atyre që po ma bëjnë, thotë më tej Nayara në intervistën e plotë.

Post navigation

Previous: Shifra të “frikshme” për Rodriguez! Nga 20 dhe 15 mijë euro në muaj, ja më të paguarit në Superiore
Next: Silvinjo e priste te Shqipëria, sulmuesi zgjedh të luajë për Kosovën

Të ngjashme

ipiccy_image_lIN
  • Të Tjera

Blen klub në Shqipëri? Samir Mane kalon pronarin e Milanit

VETEMSPORT 13.03.2026
baste sportive
  • Të Tjera

Rikthehen bastet sportive? Ministri i Financave jep lajmin

VETEMSPORT 11.03.2026
MERKURI
  • Të Tjera

Tragjike në Itali! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 25.02.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026
muriqo
  • Kosova & Rajoni

HISTORIKE! Lojtari shqiptar shënon dopietë në La Liga dhe thyen rekordin e Eto’o

VETEMSPORT 12.04.2026
Screenshot-2026-04-12-155457
  • Kampionati

VIDEO/ E paprecedentë! Nga fusha në Polici, Telushin e tërheqin me forcë në fugonin e forcave të rendit

VETEMSPORT 12.04.2026
adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.