Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
E papritur/ Kosova ia mori Shqipërisë, FIFA përjashton sulmuesinPërplasje te Kombëtarja? Dalin pamjet, Daku kapet me…E pazakontë në Shqipëri! Lojtarët dyshohen për helmim“Tronditen” pretendentët në Shqipëri, FIFA me vendim drastik“Plas” në Kombëtare? Etrit Berisha bën deklaratën e fortëGjest i turpshëm, Taulant Balla ofendon tifozët në stadium
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Ka qenë pjesë e Romës dhe Interit, Teuta zyrtarizon sulmuesin
Kampionati

Ka qenë pjesë e Romës dhe Interit, Teuta zyrtarizon sulmuesin

Publikuar

Oliver Jurgens është lojtari më i ri i Teutës. 22-vjeçari është prezantuar sot te klubi durrsak, që vijon të përforcohet me elementë të mbetur të lirë dhe pse merkato është mbyllur prej kohës.

Jurgens numëron paraqitje me përfaqësuesen e Estonisë. Po ashtu në hapat e tij të parë është aktivizuar te akademitë e Romës dhe Interit.

Për herë të fundit, 22-vjeçari luajti me Elcce Ilicitanon në ligën e katërt spanjolle. Më parë është shpallur dy herë golashënuesi më i mirë me moshat.

Teuta vijon të çudisë. Në muajin tetor dhe tashmë në nëntor, mbetet aktive me afrime.

Norka Security

Njoftimi i Teutës:

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin estonez Oliver Jurgens.

Sulmuesi 22-vjeçar vjen me një formim cilësor dhe përvojë ndërkombëtare, pasi ka qenë pjesë e akademive prestigjioze të AS Roma U17 dhe FC Inter U18/U19. Karriera e tij përfshin gjithashtu paraqitje me klubet Újpest FC në Hungari dhe Elche Ilicitano në Spanjë.

KF Teuta i uron Oliverit mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën blu!

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.