Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

“Kaos” te Partizani, reagimi i tifozëve: Të japë dorëheqjen…

VETEMSPORT 25.07.2025 3 minutes read
Guerrils

Situata te Partizani nuk është aspak e qetë. Te kuqtë po përballen me probleme të shumta, një muaj para fillimit të sezonit të ri.

Pas eliminimit nga Conference League, të kuqtë u përballën me dorëheqjen e trajnerit, Skënder Gega dhe të Drejtorit Teknik, Sokol Haxhia.

Kjo situatë nuk po u pëlqen aspak tifozëve. Ndërkohë që së fundmi, tifogrupi mbështetës i Partizanit, “Ultras Guerrils” ka reaguar në rrjetet sociale. Këta të fundit kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të strukturave drejtuese të klubit të Partizanit.


Reagimi i Ultras Guerrils:

Partizani jonë ka vetëm tifozët.

Duket sikur vetëm tifozët e mbajnë peshën e dështimit ose mungesës së suksesit megjithëse nuk janë përgjegjës të drejtpërdrejtë.

E për të gjetur përgjegjësit duket një mision i pamundur që kalon nëpër skuta justifikimesh, pëshpëritje fajësimesh ku gjithmonë e ka fajin tjetri, ai i radhës i cili duhet eliminuar për të mbajt lart flamurin e ekspertit që shërben për të mbajtur ngrohtë postin e drejtuesit me çdo kusht.

Lojtarët për këtë tip drejtuesi vlejnë vetëm nëse përmbushet kriteri komisionues dhe regjistrimi në agjensinë private menaxheriale.

Pëçmohen lojtarët e akademisë pasi ato i sjellin përfitime vetëm fanellës e klubit që i ka formuar, në vend të tyre na duhen anonimë me paga të fryra, të sjellë me pompozitet e që mjerisht kanë përfunduar tek rezervat e ekipit B, duke mos lënë asnjë shenjë as aty. Operacionet e merkatos dhe strategjia bazohet vetëm tek dëshira për të gjetur momentin më të përshtatshëm për të ngecur një kontratë e për të zyrtarizuar komisione të rëndomta.

Për ne si tifozë dhe për klubet serioze ka filluar sezoni i ri, dhe përgatitjet, afrimet, largimet bëhen në mënyrë që ndeshja e parë të na gjejë gati edhe të jemi konkurrent për kualifikimin e mbi të gjitha për aspiratën e madhe të arritjes në grupe.

Por mesa duket tashmë që prapaskenat dalin në skenë kjo tipologjia e drejtuesit ka pritur medoemos dështimin. Nuk ka bërë asnjë hap për përforcimin apo harmonizimin e situatës me objektivat. E kur kjo kupolë nuk di të punojë në skuadër mos të presim që në ekip të reflektohet e kundërta.

Mjafton edhe ti hedhim sytë tek CV e kuptojmë që një ish trajner kalamajsh tek ekipi me vija, ka marrë drejtimin e Partizanit kur sapo ka dalë kampion e është në kërkim të për cikël fitues. Cikli fitues jo që nuk ndodh, por problemet sa vijnë amplifikohen dhe konfirmohet i njëjti skenar i dështuar. Ekipi u kthye nga nje Range Rover në një Fiat 500 me probleme xhenerike dhe nëse nuk i bëjmë shërbimet e duhura do mbetemi në rrugë. Ndaj më mirë të nxjerrim në rrugë atë që duhet nxjerrë … me dorëheqje.

Partizani jonë ka vetëm tifozët.

Post navigation

Previous: Synohet trajner i huaj, në listën e Partizanit del tekniku serb
Next: Skuadër e re për Jasir Asanin, ja ku pritet të transferohet

Të ngjashme

skenderbeu
  • Kampionati

E kryer/ Dy largime te Skënderbeu, dalin lojtarë të lirë në merkato

VETEMSPORT 12.07.2026
stadiumet qeveria kanye west
  • Kampionati

Ironia! Klubet shqiptare vuajnë për stadiume, qeveria e ngre në kohë rekord për Kanye West

VETEMSPORT 12.07.2026
fshf-topi-2
  • Kampionati

Probleme me stadiumet, FSHF merr vendimin e papritur për kampionatin

VETEMSPORT 11.07.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MixCollage-12-Jul-2026-08-40-PM-9847
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni

Edon, shiko kush ka qenë Altin Lala dhe merr shembull!

VETEMSPORT 12.07.2026
MixCollage-12-Jul-2026-07-18-PM-31
  • Bota

Altin Lala e kritikoi, Zhegrova shpërthen keq ndaj legjendës: Ku ka luajtur ky si futbollist?!

VETEMSPORT 12.07.2026
skenderbeu
  • Kampionati

E kryer/ Dy largime te Skënderbeu, dalin lojtarë të lirë në merkato

VETEMSPORT 12.07.2026
stadiumet qeveria kanye west
  • Kampionati

Ironia! Klubet shqiptare vuajnë për stadiume, qeveria e ngre në kohë rekord për Kanye West

VETEMSPORT 12.07.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.