Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Karton i kuq dhe gol me VAR në fund, Teuta surprizon Vllazninë

VETEMSPORT 21.09.2025 2 minutes read
sdfgsdg

Teuta dhe Vllaznai barazuan 1-1 mes tyre, në ndeshjen e javës së katërt në Superiore. Një përballje spektakolare dhe shumë e luftuar deri në fund, nga të dyja ekipet, që kërkonin fitoren.

Vllaznia e nisi me vrull ndeshjen, duke marrë kontrollin që në minutat e para. Fillimisht Maçolli ndali Muratajn, ndërsa Mala pa gjuajtjen e tij të shkonte në duart e Selmanit.

Pas dominimit erdhi edhe zhbllokimi i ndeshjes. Në minutën e 24-t, shkodranët shënuan me Esat Malën, pas një aksioni të shkëlqyer me shumë pasime.

Pas golit të pësuar, Teuta provoi të reagojë dhe iu afrua golit në dy raste, me Tolin dhe Zhongon, por tentativat e tyre nuk kishin saktësinë e duhur.

Norka Security

Në fundin e pjesës së parë, Vllaznia kishte dy mundësi të arta shënimi me Kastratin dhe Balajn, të cilët gabuan shënjestër.

Pjesa e dytë nisi më e qetë në të dyja ekipet, por me një dominim të lehtë nga miqtë. Selmani mbajti në lojë Teutën në minutën e 84-t, me një pritej të shkëlqyer ndaj Tafilit.

Një minutë më vonë, Zhongo bëri një ndërhyje vendimtare për t’i hequr mundësinë e golit të dytë miqve.

Në fund, Vllaznia e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak. Gurishta u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 88-të dhe la ekipin në inferioritet numerik.

Pas këtij episodi, shkodranët u kthyen në mbrojtje, për të ruajtur avantazhin, por nuk ia dolën. Në minutën e 96-të, ishte Mario Beshiraj i cili gjeti rrugën e rrjetës dhe vendosi baraspeshën.

Goli i kontrollua nga VAR-i për disa minuta dhe më pas u konfirmua si i rregullt.

Me këtë barazim, Vllaznia shkon në kuotën e 7 pikëve, po aq sa Vora e Egnatia. Në krahun tjetër, Teuta mban vendin e pestë me 6 pikë.

/Cna

Post navigation

Previous: VIDEO/ Juljan Shehu po kalon formën e jetës, shikoni spektaklin në Poloni
Next: Elbasani nis shkëputjen, shikoni renditjen e Superiores

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.