Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Klubi bëhet me pronarë të rinj, ndeshje me Napolin në Shqipëri. Detajet e investimit

VETEMSPORT 07.10.2025 2 minutes read
MixCollage-07-Oct-2025-02-06-PM-4623

Klubi i Gramozit nga Erseka ka kaluar në pronësi të një grupi investitorësh italianë, duke hapur kështu një fazë të re në historinë e tij.

Marrëveshja është zyrtarizuar sot, ndërsa investitorët kanë bërë të ditur synimin për ta kthyer klubin në një qendër të rëndësishme të futbollit shqiptar. Njëri prej tyre, Gerardo Masucci, ka theksuar se projekti parashikon zhvillimin e skuadrës në aspekte sportive dhe organizative.

Ai shtoi se qëllimi është ngritja e Gramozit në Kategorinë Superiore, me afrimin e lojtarëve të huaj dhe përmirësimin e infrastrukturës. Masuçi njoftoi gjithashtu se Gramozi do të luajë një ndeshje bamirësie me Napolin, e cila pritet të zhvillohet në Ersekë.

Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, e cilësoi këtë investim si një mundësi të madhe për qytetin dhe për zhvillimin e sportit lokal. Ai njoftoi se projekti do të përfshijë ndërtimin e një kompleksi të ri sportiv dhe të një hoteli me kushte të përshtatshme për ekipe dhe akademi.

Synimi është që Erseka të kthehet në një qendër stërvitore për skuadrat shqiptare. Isai shtoi se kjo nismë do të ndikojë pozitivisht edhe në turizëm dhe ekonomi.

Gjatë muajit tetor, pritet një vizitë e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, për të parë mundësitë e bashkëpunimit në investimet sportive. Klubi i Gramozit ka pasur edhe më parë momente historike, duke sjellë në Shqipëri Real Madridin për një ndeshje miqësore në stadiumin “Qemal Stafa”.

Post navigation

Previous: Largimi i Memës, Pogradeci nuk humb kohë për trajnerin e ri
Next: Sulmuesi largohet nga Shqipëria, zgjedh kombëtaren tjetër

LEXO EDHE:

IMG_6335
  • Kampionati

VIDEO/ Ngjarje e turpshme! Tifozët e Elbasanit dhunojnë lojtarin e Vllaznisë

VETEMSPORT 29.08.2026
xhaferi
  • Kampionati

Presidenti i Vllaznisë godet me grusht arbitrin, plas keq pas ndeshjes

VETEMSPORT 29.08.2026
vllaziaaa
  • Kampionati

“Tërbohen” te Vllaznia: Kjo është masakër, jemi larg kryeqytetit…

VETEMSPORT 29.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

IMG_6335
  • Kampionati

VIDEO/ Ngjarje e turpshme! Tifozët e Elbasanit dhunojnë lojtarin e Vllaznisë

VETEMSPORT 29.08.2026
xhaferi
  • Kampionati

Presidenti i Vllaznisë godet me grusht arbitrin, plas keq pas ndeshjes

VETEMSPORT 29.08.2026
vllaziaaa
  • Kampionati

“Tërbohen” te Vllaznia: Kjo është masakër, jemi larg kryeqytetit…

VETEMSPORT 29.08.2026
vllaznia
  • Kampionati

Anulohen dy gola në shtesë në Elbasani-Vllaznia, “tronditet” Partizani. Si ndryshon renditja

VETEMSPORT 29.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.