Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin

VETEMSPORT 10.01.2026 2 minutes read
kupa-e-shqiperise

Kanë përfunduar ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë 2025-2026, duke përcaktuar tetë skuadrat që vazhdojnë rrugëtimin drejt trofeut dhe sigurojnë kualifikimin në fazën çerekfinale.

Tirana, Dinamo City, Partizani, Bylis, Teuta, Vllaznia, Egnatia dhe AF Elbasani janë ekipet e kualifikuara për në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Të gjitha ndeshjet e fazës 1/8 u zhvilluan ditën e sotme. Në takimet e orës 13:00, Dinamo City dhe Partizani e siguruan pa vështirësi kualifikimin, duke fituar me rezultatin 3-0. Dinamo City triumfoi ndaj Besës, ndërsa Partizani mposhti Burrelin.

SHIKONI VIDEOT E GOLAVE: GOLAT E SHËNUAR NË KUPËN E SHQIPËRISË https://vetemsport.com/golat-e-shenuar-ne-kupen-e-shqiperise/

Ndeshjet Tirana kundër Skënderbeut dhe Bylis kundër Laçit u vendosën vetëm pas kohës shtesë, pasi 90 minutat e rregullta u mbyllën në barazim. Tirana shënoi golin vendimtar në shtesë dhe fitoi 2-1, duke siguruar kualifikimin. Edhe Bylisi gjeti golin e tretë në shtesë, duke fituar 3-2 dhe kaluar më tej.

Në ndeshjet e orës 16:00, Egnatia fitoi 1-0 ndaj Apolonisë, ndërsa me të njëjtin rezultat Vllaznia triumfoi kundër Pogradecit. Teuta mposhti Vorën 2-0, ndërsa sfida mes AF Elbasanit dhe Flamurtarit shkoi në shtesë, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1. Verdheblutë e Elbasanit shënuan golin vendimtar në kohën shtesë, duke fituar 2-1 dhe siguruar kualifikimin për në fazën çerekfinale.

Në bazë të rregullores së aktivitetit, janë ndarë edhe vazot për shortin e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Në Vazon 1 bëjnë pjesë Egnatia, Vllaznia, Partizani dhe Dinamo City. Në Vazon 2 janë AF Elbasani, Teuta, Bylis dhe Tirana.

Çiftet çerekfinaliste do të përcaktohen përmes një shorti të lirë mes tetë skuadrave të kualifikuara. Ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, me takimet e para që do të luhen në fushën e ekipeve të pozicionuara në Vazon 2.

Në ditët në vijim do të bëhet e ditur data dhe ora e hedhjes së shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Post navigation

Previous: VIDEO/ “Plas” keq në Elbasani-Flamurtari, shpërthen kapiteni ndaj gjyqtarit: Shan nga robt ai…
Next: Goli i shënuar nga Erald Çinari

Të ngjashme

ABILALIAJ
  • Kampionati

Abilaliaj “rikthehet” te Partizani, merr meritat

VETEMSPORT 01.03.2026
Skenderbeu
  • Kampionati

Kategoria e Parë/ Skënderbeu siguron objektivin e parë, shikoni renditjen pas 24 javësh

VETEMSPORT 01.03.2026
skenderbeu-luftetari-1024x683
  • Kampionati

Skënderbeu fiton pastër, ndizet mbijetesa. Rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë

VETEMSPORT 01.03.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

hysaj
  • Kombëtarja

“Dhimbje koke” për Silvinjon, vjen lajmi i keq për Hysajn

VETEMSPORT 01.03.2026
asani iran
  • Kombëtarja

Përshkallëzohet lufta në Iran, reagon Jasir Asani për herë të parë

VETEMSPORT 01.03.2026
ABILALIAJ
  • Kampionati

Abilaliaj “rikthehet” te Partizani, merr meritat

VETEMSPORT 01.03.2026
kupa e botes
  • Bota

E BUJSHME/ Kombëtarja e njohur tërhiqet nga Botërori?

VETEMSPORT 01.03.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.