
Janë mbyllur katër ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë, të vlefshme për fazën e 1/8-ve.
Tirana siguroi kualifikimin, pasi mposhti 2-1 Skënderbeun pas shtesave. Bardheblutë kaluan në avantazh falë golit të shënuar nga Myslovic në pjesën e parë. Korçarët barazuan në fund dhe e dërguan ndeshjen në shtesa.
Në minutën e 118-të, Etienne Tare shënoi golin e fitores për kryeqytetasit.
SHIKONI VIDEOT E GOLAVE: GOLAT E SHËNUAR NË KUPËN E SHQIPËRISË https://vetemsport.com/golat-e-shenuar-ne-kupen-e-shqiperise/
Partizani kaloi pa shumë probleme Burrelin, pas fitores 3-0, me golat e shënuar nga Human, Coteras dhe Skuka.
SHIKONI VIDEOT E GOLAVE: GOLAT E SHËNUAR NË KUPËN E SHQIPËRISË https://vetemsport.com/golat-e-shenuar-ne-kupen-e-shqiperise/
Dinamo triumfoi 2-0 ndaj Besës në kryeqytet. Golat u shënuan Bernard Berisha, Dejvi Bregu dhe Hekuran Berisha.
SHIKONI VIDEOT E GOLAVE: GOLAT E SHËNUAR NË KUPËN E SHQIPËRISË https://vetemsport.com/golat-e-shenuar-ne-kupen-e-shqiperise/
Ndeshja tjetër mes Bylisit dhe Laçit shkoi në shtesa, pas barazimit 2-2 mes tyre. Ballshiotët ia dolën të kalojnë më tej, pas fitores 3-2.






