Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Lajm i hidhur për Mario Mitajn, mbrojtësi largohet menjëherë nga Al Ittihad

VETEMSPORT 18.02.2026 1 minute read
MITAJJJ

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, është larguar nga Arabia Saudite për t’u rikthyer në Shqipëri, pas ndarjes nga jeta të gjyshes së tij.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga klubi i Al-Ittihad përmes një njoftimi në kanalet komunikuese, ku bordi drejtues i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta lojtarit dhe familjes së tij për këtë humbje.

22-vjeçari ka kërkuar leje të menjëhershme për t’u larguar drejt vendlindjes pas përfundimit të ndeshjes ndaj Al-Gharafa, kërkesë e cila është miratuar menjëherë nga stafi teknik dhe drejtuesit e klubit saudit.

Mungesa e Mitajt vlerësohet si një goditje e rëndësishme për formacionin e trajnerit Sergio Conceiçao, veçanërisht për shkak të kalendarit të vështirë. Al-Ittihad do të luajë pa mbrojtësin shqiptar në sfidën e madhe kundër Al-Hilal, e planifikuar për datën 21 shkurt në orën 20:00.

Kjo përballje në transfertë kundër pretendentëve kryesorë për titull vjen në një moment kur Mitaj po shfaqte një formë mjaft të mirë, duke u aktivizuar edhe në role të reja në fushë.

Post navigation

Previous: Partizani “përforcohet” në sulm, lojtari shfaqet në stërvitje
Next: Skuka fiton gjyqin, zbulohet sa do të arkëtojë sulmuesi

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.