Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Skuka fiton gjyqin, zbulohet sa do të arkëtojë sulmuesi

VETEMSPORT 18.02.2026 2 minutes read
Xhuliano-Skuka-2

Sulmuesi i Partizanit, Xhuliano Skuka, ka fituar zyrtarisht betejën ligjore me ish-klubin e tij rumun, Politehnika Iași, në Dhomën e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve në FIFA.

Vendimi, i marrë në tetor të vitit 2025, detyron klubin rumun të shlyejë detyrimet kontraktuale të prapambetura për periudhën prill-qershor 2025. Gjatë aventurës së tij në Rumani, Skuka kishte firmosur një kontratë me pagë mujore prej 7,300 eurosh dhe një bonus firmosjeje prej 7,000 eurosh, por klubi nuk i kishte paguar detyrimet për muajt e fundit të bashkëpunimit.

Pas mungesës së reagimit nga Politehnika Iași ndaj njoftimeve zyrtare, sulmuesi e dërgoi çështjen në organet e drejtësisë sportive në gusht të vitit të kaluar.

Sipas vendimit të FIFA-s, klubi rumun duhet t’i paguajë lojtarit shumën prej 17,333 eurosh, së bashku me një interes vjetor prej 5% për çdo muaj vonese. Përveç dëmshpërblimit ndaj sulmuesit shqiptar, FIFA ka ndëshkuar klubin edhe me një gjobë prej 1,000 dollarësh amerikanë. Skuka e mbylli përvojën e tij te Iași me 15 ndeshje dhe tre gola të shënuar, përpara se të rikthehej te Partizani në verën e vitit 2025.

Aktualisht, 27-vjeçari është shndërruar në liderin e repartit ofensiv të “Demave të Kuq”, ku pavarësisht problemeve fizike në fillim të sezonit, ka shënuar gjashtë gola në 20 paraqitje dhe ka udhëhequr ekipin si kapiten në fitoren e fundit në derbi ndaj Tiranës.

Post navigation

Previous: Lajm i hidhur për Mario Mitajn, mbrojtësi largohet menjëherë nga Al Ittihad
Next: Goli i shënuar në ndeshjen Egnatia-Dinamo

Të ngjashme

egnatia
  • Kampionati

Goditja me grusht i kushton rëndë, Disiplina me vendim drastik për Gurishtën

VETEMSPORT 26.05.2026
vllazniaaa
  • Kampionati

U shfaq te Vllaznia, sulmuesi largohet dhe firmos me ekipin e ri

VETEMSPORT 26.05.2026
Vora Partizani
  • Kampionati

ZYRTARE/ Largim i papritur! Sulmuesi e mbyll me klubin e Superiores, del “okazion”

VETEMSPORT 26.05.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

lista kombetar
  • Kombëtarja

Muçi jashtë dhe dy risi, Maran zbulon listën e Kombëtares

VETEMSPORT 28.05.2026
egnatia
  • Kampionati

Goditja me grusht i kushton rëndë, Disiplina me vendim drastik për Gurishtën

VETEMSPORT 26.05.2026
komb
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Mesfushori lë Italinë, Maran e merr te Kombëtarja shqiptare

VETEMSPORT 26.05.2026
vllazniaaa
  • Kampionati

U shfaq te Vllaznia, sulmuesi largohet dhe firmos me ekipin e ri

VETEMSPORT 26.05.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.