Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Largimi nga Partizani, Gega me deklaratë të fortë: Jam betuar që nuk e them, kontrollon dikush tjetër…

VETEMSPORT 19.12.2025 3 minutes read
Trajneri-i-Partizanit-Skender-Gega-dhe-presidenti-i-klubit-1024x782

Skënder Gega ka folur si kurrë më parë në “TopCast”. Ish-timonieri i Partizanit ka treguar edhe arsyen se pse u largua nga të kuqtë.

Gjatë deklaratës së tij, 62-vjeçari theksoi se gjërat nuk ishin më njësoj dhe aventura e tij e dytë te kryeqytetasit ishte pas 11 trajnerësh të ndërruar. Në të tilla kushte nuk mund të ndryshonte gjerat as shpejt.

“Pse u largua Skënder Gega nga Partizani? Ky telefoni quhet smartphone dhe ka gjithçka, por unë jam betuar që kurrë nuk nxjerr gjëra ça me the e ça s’më the. Unë kur shkoj në një vend, shkoj me shumë besim, pasi besoj te fjala e secilit, pavarësisht se nuk e di çfarë ka ai në zemër apo planet mbi kokë. Kur shkova për herë të dytë, shkova pas 11 trajnerësh, janë ndërruar 11 trajner që nga 2019. Kjo është një ndërmarrje që investon dhe e kontrollon dikush tjetër. Trajneri është trajner dhe duhet të rrijë gjithmonë trajner.

Shkova me të thënë të drejtën, kisha një peng karshi tifozëve dhe Partizanit. Në kuptimin e njerëzve që e drejtojnë dhe familjes. E pranova pa asnjë pishmanllëk. Isha në një situatë që unë besova se e kam të nevojshme për t’iu gjendur pranë dhe mendoj se kam bërë më të mirën, 6 ndeshje, 4 fituam dhe 2 humbëm. Nuk do i bëja askujt gjyqin se kush investoi gabim dhe pse u investu ky ekip. Jam munduar t’i jap secilit hakun dhe kam menduar se revolucioni do t’iu binte atyre dhe vjen një moment jo të gjithë bien dakort në në linjë. Ndikimi nga jashtë, reflektimi i shumë lojtarëve. Çdo lojtar që vjen te Tirana, Partizani apo Shkodra, për fat të keq janë bërë shumë menaxhera, shumë njerëz që përfitojnë, manipulojnë dhe nëse t’i nuk i jep një drejtori, menaxheri që është rreth klubit atë që ai kërkon, t’i kthehesh në gjah për ata.

Secili ka kontratën me shumë pika. Edhe një trajner ka atë rregullat e veta që firmos dhe do të krijojë lojën e vet. Jo çdokush është dakort, çoftë oraret, ndërrimet dhe Shqipëria është e vogël e ndikohen nga njëri-tjetrin. Unë nuk mund t’i jap një x lojtari minuta kur s’ka luajtur fare, veçse ka një të afërt apo mik. Ky është problemi tek unë dhe i madh në Shqipëri.

Nëse futbollistët do ta nisnin si trajnerë në fillim dhe pastaj të luanin futboll, atëherë do të ishin të përkryer dhe do të kuptonin më shumë gjëra”, ka theksuar Gega.

Post navigation

Previous: Rikthim në Superiore? Klubi e përjashton, Redon Xhixha merr vendimin
Next: Futbollisti në Shqipëri “ngatërron” moshën, deklarohet 8 vite më i ri

Të ngjashme

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.