Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota
  • Kampionati

Futbollisti në Shqipëri “ngatërron” moshën, deklarohet 8 vite më i ri

VETEMSPORT 19.12.2025 2 minutes read
Capture

Futbolli ndërkombëtar ka parë shumë skandale gjatë dekadave të fundit, dhe një nga më të njohurat është falsifikimi i pasaportave nga lojtarët afrikanë, që përpiqen të integrohen në ligat evropiane. Një fenomen që ka ndikuar jo vetëm karrierën e shumë lojtarëve, por gjithashtu ka sjellë ndëshkime të ashpra dhe debat në lidhje me integritetin e sportit.

Por nëse mendohet se gjithçka bëhet për futbollin e madh gaboheni, ose pjesërisht, pasi kampionatet dhe futbolli i ashtuquajtur “i vogël” shërben për të qenë trampolinë për atë “të madhin” europian.

Kështu një rast më i fundit dhe aktual duket të jetë një futbollist afrikan pjesë e kampionatit shqiptar, i cili me sa duket ka ngatërruar pak, nëse mund të quhen pak 8 vite, në gjeneralitetet e tij të shkuara në Qipron Veriore, apo Qipron Turke, tek kampionati shqiptar i kategorive amatore dhe më pas profesioniste në Kosovë dhe Shqipëri, raporton Top Channel.

Bëhet fjalë për futbollistin e AF Luftëtarit të Gjirokastrës, Kalonji Nyanguila. Sipas sistemit të regjistrimit në Qipro ai rezulton me një vit lindje 1997, ndërkohë që nga viti 2024 ai ka mbërritur në Shqipëri me një pasaportë të ndryshuar në vit lindje 2005, duke u regjistruar fillimisht në një skuadër të Kategorisë së 2-të (dikur Kategoria e 3-të) që luajnë skuadra të futbollit amator.

Pas 6 muajsh ai transferohet te Llapi në Kosovë, luan edhe atje 6 muaj dhe më pas kalon po kaq kohë tek Partizani U-19, gjithashtu pjesë e futbollit amator dhe nga fillimi i këtij sezonit në shtator 2025 është pjesë e futbollit profesionistë me AF Luftëtarin.

Në pamje të parë, kur një lojtar i tillë aktivizohet në futbollin e të rriturve, avantazhi është thjeshtë për përfitime personale, pasi te moshat diferenca e moshave është ajo që të sjell më tepër avantazhe sportive, ndërsa tek të rriturit, mashtrimi kthehet në favor personal ndaj klubit që e firmos një kontratë me të.

Post navigation

Previous: Largimi nga Partizani, Gega me deklaratë të fortë: Jam betuar që nuk e them, kontrollon dikush tjetër…
Next: Dodaj drejt rikthimit në Superiore, e kërkojnë rivalët e Vllaznisë

Të ngjashme

kukesiii
  • Kampionati

Kukësi mbetet në Kategorinë e Parë, zhgënjim te Butrinti

VETEMSPORT 28.05.2026
gvozdenovic
  • Kampionati

ZYRTARE/ Pak ditë para titullit, Elbasani zbulon të ardhmen e Gvozdenovic

VETEMSPORT 28.05.2026
egnatia
  • Kampionati

Goditja me grusht i kushton rëndë, Disiplina me vendim drastik për Gurishtën

VETEMSPORT 26.05.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

kukesiii
  • Kampionati

Kukësi mbetet në Kategorinë e Parë, zhgënjim te Butrinti

VETEMSPORT 28.05.2026
gvozdenovic
  • Kampionati

ZYRTARE/ Pak ditë para titullit, Elbasani zbulon të ardhmen e Gvozdenovic

VETEMSPORT 28.05.2026
Muci dhe Maran
  • Kombëtarja

Nuk u ftua nga Maran, reagon Ernest Muçi

VETEMSPORT 28.05.2026
Maran
  • Kombëtarja

Zbulohet lëvizja e Maran te Kombëtarja shqiptare

VETEMSPORT 28.05.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.