Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

VIDEO/ Zhgënjim total, Shqipëria mposht Gjibraltarin me një penallti

VETEMSPORT 04.09.2025 2 minutes read
goli

Kombëtarja shqiptare ka fituar minimalisht në miqësoren ndaj Gjibraltarit, sfidë që ishte e para në histori mes dy kombëtareve.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo iu falën golit të shënuar nga Jasir Asani në minutën e 69-të me penallti. Sulmuesi u tregua i saktë nga pika e 11 metërshit, pas një prekje me dorë, në aksionin e Cristian Shpendit.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura dhe pak raste për shënim. Për tu përmendur ishin vetëm dy tentativat e Medon Berishës, që u ndalën nga portieri dhe transversa.

Fraksioni i dytë ishte disi më ndryshe, me raste për shënim nga Cristian Shpendi dhe Arber Hoxha.

Ndeshja e radhës për Shqipërinë do të jetë ndaj Letonisë në Tiranë më 9 shtator, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

FT GJIBRALTAR-SHQIPËRI 0-1

KOMENTI LIVE

88’- Rrezikon sërish Cristian Shpendi. Kontrollon portieri i Gjibraltarit dhe ndal topi që po shkonte në rrjetë.

69’- Gooool Shqipëria 0-1! Zhbllokohet sfida nga Jasir Asani. Sulmuesi tregohet i saktë nga penalltia dhe zhbllokon takimin. Portieri kuptoi krahun, por nuk e ndali dot topin.

VIDEO/ Shikoni golin e Shqipërisë

58’- Mundësi e artë shënimi për Shpendin. Sulmuesi merr një top të shkëlqyer në zonë, por gjuajtja e tij shkon mbi portë.

46’- Cristian Shpendi, Arbër Hoxha dhe Ivan Balliu futen në fushë.

45′- Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

44’- Tranversa i mohon golin Medon Berishës. Gjuajtja e mesfushorit devijohet dhe përplaset në tranversë. 

34’- Goditje dënimi për Shqipërinë. Kroson Bajrami, por largon mbrojtja vendase. Medon Berisha lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, e cila devijohet në këndore nga portieri.

17’- Provon Jasir Asani nga goditja e dënimit, por topi shkon jashtë.

16’- Goditje dënimi për Shqipërinë në afërsi të zonës. Valarino ndëshkohet me karton të verdhë.

6’- Scanlon lëshon një top të gjatë për De Barr. Dajsinani i vëmendshëm, del dhe kontrollon topin.

3’- Siç edhe pritej Shqipëria ka marrë kontrollin e lojës. Ende mungojnë rastet e pastra në të dyja portat.

Starton sfida.

LEXO EDHE: Broja dhe Kaçurri titullarë, publikohen formacionet zyrtare

/Cna

Post navigation

Previous: VIDEO/ Shikoni golin e Shqipërisë
Next: Paraqitja zhgënjyese ndaj Gjibraltarit, Bogdani shpërthen në kritika

LEXO EDHE:

BLI-BILETEN-TANI_3_WEB-2048x1152
  • Kombëtarja

Ulet çmimi, biletat e Kombëtares kushtojnë sa ndeshjet e Superiores

VETEMSPORT 28.08.2026
Kristjan Asllani
  • Bota
  • Kombëtarja

Arrihet akordi, Kristjan Asllani bëhet me ekip të ri

VETEMSPORT 25.08.2026
auto_Asllani-11754315508
  • Kombëtarja

E konfirmon eksperti i merkatos, Kristjan Asllani përgatitet për aventurën e re

VETEMSPORT 25.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

BLI-BILETEN-TANI_3_WEB-2048x1152
  • Kombëtarja

Ulet çmimi, biletat e Kombëtares kushtojnë sa ndeshjet e Superiores

VETEMSPORT 28.08.2026
kategoria-superiore-final-four
  • Kampionati

ZYRTARE/ Festë te klubi i Superiores, kalohet edhe Partizani

VETEMSPORT 28.08.2026
SKENDERBEU
  • Kampionati

ZYRTARE/ Dy afrime brenda ditës, Skënderbeu nuk ndalet. Firmos sulmuesi i kombëtares

VETEMSPORT 28.08.2026
fadairo
  • Kampionati

Shkëlqeu me Dinamon, Partizani në “telashe” për Fadairon

VETEMSPORT 28.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.