Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Loja e bukur nuk mjafton, Shqipëria mposhtet nga Anglia

VETEMSPORT 16.11.2025 4 minutes read
hixha

 Kombëtarja shqiptare u mposht 0-2 nga Anglia në stadiumin “Air Albania”, në ndeshjen e fundit për kualifikueset e Botërorit.

Kuqezinjtë kanë mbyllur me humbje një rrugëtim pozitiv, që kulmoi me kualifikimin historik në “play off”.

Ndaj anglezëve, Shqipëria tregoi një paraqitje të mirë, në pjesën e parë, por edhe në fillimin e së dytës.

Fraksioni i parë u mbyll pa gola, pavarësisht rasteve në të dyja portat. Fraksioni i dytë, nisi me mundësi të mira për Hoxhën dhe Bajramin, që nuk i shfrytëzuan si duhej.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 74-t, kur Harry Kane përfitoi nga një goditje këndi dhe zhbllokoi sfidën. Tetë minuta më vonë, sulmuesi shënoi edhe të dytin me kokë, pas një krosimi të marrë nga Rashford.

Shqipëria i mbyll kualifikueset në vendin e dytë me 14 pikë, ndërsa Anglia kualifikohet në Botëror si kryesuese me 24 pikë, por pa pësuar asnjë gol.

SHQIPËRI-ANGLI 0-2

KOMENTI

Mbyllet sfida!

93’- Pranë golit të tretë Harry Kane. Tentativa e tij devijohet nga Ismajli.

90’- Akordohen 5 minuta shtesë.

89’-  Probleme serioze për Armando Brojën. Sulmuesi nuk vazhdon dot lojën dhe shpërthen në lot, për shkak të dhimbjeve. Largohet me barelë.

82’- Gol Anglia 0-2! Shënon sërish Harry Kane. Sulmuesi nuk fal me kokë dhe e ndal topin në fundin e rrjetës.

81’- Mundësi e mirë për Gjimshitin, tentativa me kokë nga mbrojtësi shkon mbi portë.

79’- Shkëputje e bukur e Armando Brojës. Ndalet në mënyrë të gabuar nga Bellingham, i cili ndëshkohet me karton të verdhë.  

75’- Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Nedim Bajrami dhe futet Armando Broja.

74’- Shënon Anglia 0-1! Zhbllokohet sfida. Harry Kane përfiton nga një goditje këndi dhe shënon golin e avantazhit.

47’- Aksion i shkëlqyer nga e djathta. Bajrami pason te Balliu, mbrojtësi pason në zonë, por gjuajtja e Laçit është shumë e lehtë.  

45′- Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë!

45’- Akordohet 1 minutë shtesë.

42’- Strakosha ndal një tjetër gjuajtje të Rice. Akordohet pozicion jashtë loje.

37’- Tjetër tentativë e miqve. Quansah gjuan me kokë, por pret Strakosha.

36’- Asllani nuk shfrytëzon një top në zonë. Në kundërsulm, Anglia i afrohet golit. Strakosha me një pritje vendimtare mban portën e paprekur.

35’- Krosim i Rice në zonë, Kane tenton ta kthejë por e humbet. Asllani largon rrezikun.

31’- Vazhdon momenti i mirë i Shqipërinë. Hoxha tenton të mbyllë aksionin me Uzunin dhe fiton këndore në fund.

29’- Mundësi e mirë për Shqipërinë. Lëvizje e bukur nga e djathta, ku Bajrami pason për Laçin në zonë. Mesfushori e kthen për Uzunin, i cili nuk e kontrollon dot. Arbitri akordon pozicion jashtë loje.

25’- Ivan Balliu futet në fushë, merr vendin e Hysajt.

24’– Elseid Hysaj shfaq probleme dhe nuk vazhdon dot lojën. Kërkon zëvendësimin.

18’- Mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë. Hoxha ndalet në hyrje të zonës, Hysaj në vazhdim të aksionit lëshon një gjuajtje të bukur nga jashtë zone, por shkon mbi traun e portës.

16’- Tjetër tentativë e Declan Rice. Gjuajtja e mesfushorit shkon mbi traun e portës.

12’- Tjetër goditje këndi për anglezët. Ramadani largon në këndore një top nga këmbët e Declan Rice.

7’- Zbritje e shpejtë e Anglisë. Kane tenton të mbyllë aksionin me Rice, por ndalin Ismajli dhe Strakosha.

5’- Goditja e parë nga këndi për Shqipërinë. Hoxha lëviz bukur nga e majta dhe fiton këndore. Kroson Asllani, por largohet topi nga Bowen.4’- Vjen goditja e parë në portë. Provon Declan Rice, por ndal Thomas Strakosha pa shumë vështirësi.

1’- Menjëherë në sulm Anglia. Vjen goditja e parë nga këndi, por pa rrezik.

Starton dueli në “Air Albania”.

Post navigation

Previous: Kualifikueset/ Përmbysje e çmendur me 5 gola, festë te Shqipëria
Next: ZYRTARE/ Vendoset gjithçka, ja në cilën vazo do të jetë Shqipëria

Të ngjashme

MixCollage-12-Jul-2026-08-40-PM-9847
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni

Edon, shiko kush ka qenë Altin Lala dhe merr shembull!

VETEMSPORT 12.07.2026
ramadani
  • Kombëtarja

Ramadani i surprizon të gjithë! Largohet nga Serie A, kalon në Superligë

VETEMSPORT 04.07.2026
maran-kombetarja1
  • Kombëtarja

Tradhti ndaj Shqipërisë, sulmuesi: Mos më shqetësoni më, dua Gjermaninë

VETEMSPORT 10.06.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MixCollage-12-Jul-2026-08-40-PM-9847
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni

Edon, shiko kush ka qenë Altin Lala dhe merr shembull!

VETEMSPORT 12.07.2026
MixCollage-12-Jul-2026-07-18-PM-31
  • Bota

Altin Lala e kritikoi, Zhegrova shpërthen keq ndaj legjendës: Ku ka luajtur ky si futbollist?!

VETEMSPORT 12.07.2026
skenderbeu
  • Kampionati

E kryer/ Dy largime te Skënderbeu, dalin lojtarë të lirë në merkato

VETEMSPORT 12.07.2026
stadiumet qeveria kanye west
  • Kampionati

Ironia! Klubet shqiptare vuajnë për stadiume, qeveria e ngre në kohë rekord për Kanye West

VETEMSPORT 12.07.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.