Sfida mes Flamurtarit dhe Elbasanit ka prodhuar skena të rralla. Në minutën e 55-të, vlonjatët fituan një 11-metërsh, të cilin e mori përsipër Herald Marku, por goditja e tij u ndal nga një pritje fenomenale e portierit Janaçek.
Megjithatë, festa e miqve u ndërpre nga ndërhyrja e sistemit VAR, i cili sinjalizoi se një lojtar i Elbasanit kishte hyrë në zonë përpara kohe, duke diktuar përsëritjen e penalltisë.
Për herë të dytë, Marku u vendos përballë Janaçek, duke ndryshuar krahun e goditjes, por portieri i Elbasanit bëri mrekullinë duke e pritur sërish topin. Menjëherë pas këtij momenti, trajneri i Flamurtarit vendosi të zëvendësojë Markun me Leo Melon.
Sipas ligjit të pashkruar të futbollit “nëse nuk shënon, e pëson”, vetëm shtatë minuta pas penalltive të humbura, Elbasani goditi sërish.
Lajthia shënoi golin e dytë për verdheblutë…








