Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Manaj shpërthen pas largimit nga Sivasspor: Kam duruar shumë, nuk mund të njolloset…

VETEMSPORT 29.07.2025 2 minutes read
manaj

Rey Manaj nuk i ka kursyer thumbat ndaj drejtuesve të Sivasspor, pas transferimit në Emiratet Arabe, te Shajrah.

Në një postim kushtuar tifozëve, sulmuesi i ka quajtur ata si pjesë të familjes. Ndër të tjera, sulmuesi shkruan se askush nuk mund të njollosë marrëdhënien mes tyre. Manaj shkruan se ka duruar shumë dhe nuk ka folur për hir të tifozëve.

“Të dashur tifozë të Sivasspor-it, ju tani jeni më shumë se thjesht tifozë, jeni familja ime dhe gjithmonë do të jeni. Kemi ndarë momente me të vërtetë të veçanta, që askush nuk mund t’i marrë prej nesh, askush nuk mund të njollosë atë që kemi arritur.

Gjithmonë kam preferuar të mos flas shumë, edhe në momentet më të vështira, për hirin tuaj dhe për dashurinë tuaj pa kushte. Kam duruar shumë gjëra që nuk janë bërë siç duhet ndaj meje, por nuk është koha për këtë. Vetëm dijeni se kam qenë besnik ndaj jush nga dita e parë deri në të fundit, dhe gjithmonë do të jem.

34 gola dhe 11 asistime në dy sezone, kemi festuar së bashku, t’ju shihja të lumtur është gjëja më e bukur që më ka ndodhur. Faleminderit për gjithçka, nuk do t’ju harroj kurrë”, shkruan Manaj.

Te Shajrah, Manaj ka firmosur kontratë dyvjeçare, ndërsa do të përfitojë një pagë prej 2.5 milionë eurosh.

Post navigation

Previous: ZYRTARE/ Manaj largohet nga Turqia, prezantohet te skuadra e re
Next: ZYRTARE/ Luis Diaz prezantohet te Bayern Munich, detajet e kontratës

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026
muriqo
  • Kosova & Rajoni

HISTORIKE! Lojtari shqiptar shënon dopietë në La Liga dhe thyen rekordin e Eto’o

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.