Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota

Martinez shkakton aksident me vdekje, Interi me vendim të menjëhershëm

VETEMSPORT 28.10.2025 2 minutes read
dssgsd

Një aksident tragjik ka ndodhur në Fenegro, pranë Comos, ku një 81-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga automjeti që drejtohej nga Josep Martinez, portieri i dytë i skuadrës së Interit.

I moshuari ndodhej në karrocën e tij elektrike duke lëvizur përgjatë rrugës, kur u godit nga makina e futbollistit. Përplasja rezultoi fatale, pasi viktima humbi jetën në vendngjarje pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipit të emergjencës.

Sipas mediave italiane, Martinez u ndal menjëherë për të dhënë ndihmën e parë dhe bashkëpunoi me autoritetet. Hetimet paraprake sugjerojnë se 81-vjeçari mund të ketë humbur kontrollin e karrocës dhe ka hyrë në krahun e kundërt pikërisht në momentin kur po kalonte automjeti i futbollistit, duke çuar në përplasjen fatale.

Interi ka marrë vendimin e menjëhershëm, duke anuluar konferencën për shtyp të trajnerit Cristian Chivu, në prag të ndeshjes me Fiorentinën.

Josep Martinez, 27 vjeç, është portier spanjoll që iu bashkua Interit sezonin e kaluar nga Genoa dhe është zëvendësuesi i Yann Sommer. Ai ka debutuar me Interin në dhjetor në Kupën e Italisë dhe në kampionat më 22 shkurt 2025.

Post navigation

Previous: Dënohen Vllaznia dhe Elbasani, Disiplina me 5 pezullime. Nis hetimi për ndeshjen…
Next: Mundësi e artë për Asllanin, e kërkon edhe Bayern Munich

Të ngjashme

Italy v Israel - FIFA World Cup 2026 Qualifier
  • Bota

ZYRTARE/ Italia zgjedh trajnerin e ri

VETEMSPORT 10.04.2026
Screenshot_12-2
  • Bota

E trishtë/ Ishte në stol për Poloni-Shqipëri, ndërron jetë trajneri 49-vjeçar

VETEMSPORT 10.04.2026
ernest muci
  • Bota
  • Kombëtarja

Ernest Muçi rrezikon pezullimin në Turqi, ja arsyeja

VETEMSPORT 08.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.