Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota

Mbyllet merkato/ Dështon Guehi te Liverpool, Bayern gjen sulmues. Mësoni lëvizjet

VETEMSPORT 01.09.2025 3 minutes read
Guehi

Merkatoja e verës në kampionatet kryesore europiane ka ulur zyrtarisht siparin, duke lënë pas një periudhë intensive lëvizjesh dhe tratativash, të cilat u përqendruan kryesisht në orët e fundit. Disa prej transferimeve të planifikuara u realizuan me sukses, ndërsa disa të tjera u ndërprenë në momentet e fundit, duke ndryshuar skemat e shumë skuadrave.

Rasti më i përfolur ishte ai i mbrojtësit anglez Marc Guehi. Futbollisti kreu vizitat mjekësore me Liverpool dhe gjithçka dukej e mbyllur, por Crystal Palace vendosi të bllokonte kalimin e tij, pasi nuk gjeti dot një zëvendësues të denjë për repartin e mbrojtjes. Kështu, transferimi u anulua, dhe lojtari mbeti në Londër.

Liverpool megjithatë nuk doli pa përforcime. Klubi i drejtuar nga Arne Slot kompletoi një afrim të bujshëm, duke transferuar sulmuesin suedez Aleksander Isak nga Neëcastle për shifrën e lartë prej 150 milionë eurosh, e cila është një nga blerjet më të rëndësishme të kësaj merkatoje.

Në Gjermani, Bayer Leverkusen humbi sulmuesin Viktor Boniface, i cili do të vijojë karrierën te Ëerder Bremen. Lojtari ishte pranë kalimit te Milani, madje kreu edhe vizitat mjekësore, por drejtuesit e klubit kuqezi vendosën të tërhiqen nga marrëveshja.

Në Spanjë, Real Betis përfitoi nga situata e Antoni. Sulmuesi brazilian, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar nga Manchester United, tashmë është transferuar përfundimisht në Andaluzi, duke u bërë pjesë e skuadrës si blerja e re. Nga radhët e “Djajve të Kuq” u largua edhe Rasmus Hojlund. Sulmuesi danez kaloi në Itali, ku do të luajë me Napolin në formë huazimi për këtë sezon.

Një tjetër lëvizje e rëndësishme u regjistrua në Londër. Fulham siguroi shërbimet e sulmuesit Samuel Chukëueze nga Milani, në huazim me të drejtë blerjeje. Nga kuqezinjtë u largua gjithashtu edhe mesfushori amerikan Yunus Musah, i cili firmosi për Atalantën. Në të njëjtën kohë, Interi humbi Pavard-in, i cili u rikthye në Francë për t’u bashkuar me Marseille.

Në Bundesligë, Bayern Munich më në fund zgjidhi problemin e repartit ofensiv, duke arritur marrëveshje me Chelsea për sulmuesin Nicolas Jackson. Transferimi u realizua në formë huazimi, me detyrim blerjeje në fund të sezonit. Ndërkohë, Chelsea e zëvendësoi atë me një mesfushor të ri, duke marrë Buonanoten nga Brighton në formë huazimi për një sezon.

Edhe klubet italiane qenë aktive në këtë fund merkatoje. Interi përforcoi mbrojtjen me Manuel Akanji, ndërsa Milani zyrtarizoi afrimet e mesfushorit Adrien Rabiot dhe mbrojtësit David Odogu. Juventusi, nga ana e tij, arriti marrëveshje për afrimin Edon Zhegrovës nga Lila dhe sulmuesit belg Lois Openda nga Lajpig, ndërkohë që vendosi të largojë sulmuesin Niko Gonzalez, i cili do të luajë me Atletiko Madrid.

Kështu, merkatoja e verës mbyllet me shumë lëvizje të rëndësishme në të gjitha kampionatet kryesore, duke sjellë ndryshime të dukshme në përbërjet e skuadrave.

/CNA

Post navigation

Previous: ZYRTARE/ Vllaznia del me njoftim për sulmuesin
Next: VIDEO/ Mungojnë dy lojtarë, shikoni çfarë ndodhi në stërvitjen e parë të Kombëtares

Të ngjashme

Italy v Israel - FIFA World Cup 2026 Qualifier
  • Bota

ZYRTARE/ Italia zgjedh trajnerin e ri

VETEMSPORT 10.04.2026
Screenshot_12-2
  • Bota

E trishtë/ Ishte në stol për Poloni-Shqipëri, ndërron jetë trajneri 49-vjeçar

VETEMSPORT 10.04.2026
ernest muci
  • Bota
  • Kombëtarja

Ernest Muçi rrezikon pezullimin në Turqi, ja arsyeja

VETEMSPORT 08.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.