Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Mbyllet pjesa e parë, ja çfarë ndodhi në Shqipëri-Jordani

VETEMSPORT 14.10.2025 2 minutes read
3

Është mbyllur pjesa e parë në duelin miqësor, Shqipëri-Jordani. Ndeshja deri tani është në rezultatin 1-1.

SHQIPËRI-JORDANI 1-1

KOMENTI:

40’ GOOOL SHQIPËRIA! Vjen barazimi  i kuqezinjve me një inkursion të Bajramit nga e majta gjen hapësirë në fundore dhe pasimi i tij kthehet në rrjetë nga Saden i cili shënon autogol.

30’ Daku hyn në zonë në fundore nga e djathta, pason për Bajramin por atij i heqin sferën nga këmbët para se të gjuante.

27’ Vjen avantazhi i miqve! Pas një goditje këndi, e gjithë prapavija kuqezi është në gjumë dhe Al-Rashdan gjuan me kokë duke mposhtur Dajsinanin.

23’ Asani provon përsëri me të majtën nga jashtë zonës, pa sukses pasi nuk i shkon afër portës kundërshtare.

21’ Daku merr topin nga e djathta dhe gjuan, por gjen përgjigjen e portierit e pastaj Bajrami gjuan jashtë.

18’ Një pasim i gabuar mbrapa i Balliut kthehet në asist për Al-Tamarin i cili shfaqet para Dajsinanit, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri i kuqezinjve.

16’ Asani nga jashtë zonës lëshon të majtën e tij por portieri është në shtyllën e parë dhe kontrollon.

12’ Mihaj nis një top të gjatë në thellësi për Hoxhën, sfera devijohet nga portieri i miqve.

10’ Top i shkëlqyer me të majtën i Asanit drejt Dakut, sulmuesi nuk ia del të devijojë para portës.

3’- Krosim i Asllanit nga e majta. Jordanezët për pak shkaktojnë autogol, por pret portieri.

2’- Probleme për Mirlind Dakun. Pas një përplasje kokë më kokë, sulmuesi ndjen dhimbje dhe merr ndihmën mjekësore në fushë. Lojtari vazhdon ndeshjen normalisht.

1’- Starton sfida. Luhet për fitore.

Post navigation

Previous: Silvinjo ndryshon sulmin dhe jo vetëm, formacioni zyrtar i Shqipërisë
Next: Spektakël i Shqipërisë, kuqezinjtë fitojnë pas 6 golave

LEXO EDHE:

Kristjan Asllani
  • Bota
  • Kombëtarja

Arrihet akordi, Kristjan Asllani bëhet me ekip të ri

VETEMSPORT 25.08.2026
auto_Asllani-11754315508
  • Kombëtarja

E konfirmon eksperti i merkatos, Kristjan Asllani përgatitet për aventurën e re

VETEMSPORT 25.08.2026
MUCI DHE SALAH
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Spektakël nga Muçi, festë me Salah pas golit  

VETEMSPORT 23.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026
skenderbeu
  • Kampionati

E BUJSHME/ Skënderbeu-Dinamo në rrezik, drejt largimit nga Korça

VETEMSPORT 26.08.2026
topi superlige kosova
  • Kampionati

ZYRTARE/ E papritur, trajneri largohet nga pretendentët e Superligës

VETEMSPORT 26.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.