Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Të Tjera

Modernizimi i lojës, Duka: Partneritet për të ardhmen e futbollit në rajon

VETEMSPORT 01.12.2025 2 minutes read
DSC_3739_Original-2048x1365

Futbolli modern po ndryshon me shpejtësi, nga organizimi i klubeve, te infrastruktura dhe mënyrat si fuqizohen talentet e rinj. Pikërisht me këtë vizion zhvillimi, Presidenti i FSHF-së dhe Zv.Presidenti i UEFA-s, Armand Duka, vizitoi Tetovën për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi që synojnë një nivel të ri profesionalizmi në futbollin e rajonit.

Presidenti Duka u prit nga Kryetari i Komunës Tetovë, Bilall Kasami, ndërsa në takim morën pjesë edhe Drejtori Administrativ i FSHF-së, Aldi Topçiu, si dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Masar Omeragic, dhe Presidenti i FC Shkëndija, Lazim Destani.

Gjatë vizitës, Presidenti Duka bëri edhe një vizitë punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri në Tetovë, një projekt kyç që synon të përmirësojë infrastrukturën sportive dhe të ofrojë kushte moderne për futbollin në këtë rajon.

Në takim u diskutua gjithashtu mbi forcimin e futbollit të të rinjve, zhvillimin e infrastrukturës me standarde moderne, ngritjen profesionale të klubeve dhe akademive përmes trajnimeve të specializuara, si dhe nxitjen e iniciativave të përbashkëta që do të mundësojnë projekte ndërkombëtare dhe mbështetje institucionale në nivel rajonal.

Qëllimi është i qartë: të krijohet një ekosistem futbolli që prodhon talente, rrit cilësinë dhe gjeneron më shumë mundësi zhvillimi ekonomik dhe social për komunitetet.

“Rajoni ka potencial të madh sportiv dhe ambicie për të ecur më përpara. Detyra jonë është të ndërtojmë partneritete që e kthejnë këtë potencial në rezultate konkrete,” – u shpreh Presidenti Duka, duke theksuar se pozicioni i tij në UEFA hap mundësi të reja bashkëpunimi dhe mbështetjeje për iniciativat e këtij niveli.

Takimi konfirmoi vullnetin për hapa të përbashkët konkretë, të cilët synojnë të sjellin një standard të ri organizimi dhe inovacioni në futboll në rajon.

Post navigation

Previous: VIDEO STADIUMI I VORËS
Next: VIDEO/ “Çmenduri” në derbi, Strakosha pret penallti dhe pëson gol qesharak. 3 kartonë të kuq e 5 realizime

Të ngjashme

ipiccy_image_lIN
  • Të Tjera

Blen klub në Shqipëri? Samir Mane kalon pronarin e Milanit

VETEMSPORT 13.03.2026
baste sportive
  • Të Tjera

Rikthehen bastet sportive? Ministri i Financave jep lajmin

VETEMSPORT 11.03.2026
MERKURI
  • Të Tjera

Tragjike në Itali! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 25.02.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.