Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota

Napoli merr goditjen e madhe, Lukaku dëmtohet dhe mungon gjatë

VETEMSPORT 18.08.2025 2 minutes read
Lukaku

Napoli përballet me një problem të madh në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik. Sulmuesi belg Romelu Lukaku do të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë të gjatë, të paktën katër muaj, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen miqësore kundër Olympiacos. Ekzaminimet e kryera në “Pineta Grande Hospital” kanë zbuluar një lezion të rëndë të muskulit rektus femoris të kofshës së majtë.

Klubi napolitan ka njoftuar se futbollisti ka nisur procesin e rehabilitimit dhe do të kryejë gjithashtu një konsultë kirurgjikale për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.

Kjo e vendos trajnerin Antonio Conte në një situatë delikate, pasi Napoli mbetet aktualisht me vetëm një qendërsulmues në dispozicion, Lorenzo Lucca, i ardhur këtë verë nga Udinese. Kjo do të thotë se skuadra do të përballet me fillimin e kampionatit dhe fazën e grupeve të Champions League me një repart ofensiv të kufizuar.

Për këtë arsye, drejtori sportiv Manna dhe stafi teknik kanë nisur kërkimet në merkato për të gjetur një alternativë sa më shpejt.

Ndër opsionet që po shqyrtohen janë Joshua Zirkzee i Manchester United, i cili ka pak hapësira në ekipin anglez dhe mund të transferohet vetëm në formë huazimi, si dhe Aleksandar Mitrovic, aktualisht pjesë e Al-Hilal, por që po kërkon një rikthim në Evropë edhe me një reduktim të ndjeshëm të pagës.

Napoli pritet të marrë vendim në ditët e ardhshme për të forcuar repartin e sulmit dhe për të mos nisur sezonin me mungesa të rëndësishme në një moment ku objektivat janë të qarta, si në kampionat, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Post navigation

Previous: Kërkoi largimin nga Skënderbeu, merret vendimi për Nasr
Next: “Tronditen” kryeqytetasit, mbrojtësi mbyll vitin

Të ngjashme

Italy v Israel - FIFA World Cup 2026 Qualifier
  • Bota

ZYRTARE/ Italia zgjedh trajnerin e ri

VETEMSPORT 10.04.2026
Screenshot_12-2
  • Bota

E trishtë/ Ishte në stol për Poloni-Shqipëri, ndërron jetë trajneri 49-vjeçar

VETEMSPORT 10.04.2026
ernest muci
  • Bota
  • Kombëtarja

Ernest Muçi rrezikon pezullimin në Turqi, ja arsyeja

VETEMSPORT 08.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.